Poezi nga Seti Vladi

Seti Vladi

Poezi nga Seti Vladi

 

Motiv i largët
( Unë e di )

Si ndizet në qiell rrufeja ,
si shkrep ,
si godet ,
si djeg ,
si zhurit !?

Unë e di .
E pashë …

Ti më kot e ke
që syrin e fsheh ,
don të mbulosh
shkreptimat e tij …

Seti Vladi 11 shkurt 2016

 

DASHURIA IME

Ngazëllim i syrit
më i madh se
fusha e fluturimit…
Trokasin hapat
mbi asfaltin e përmallur.

Nata ,
me një copëz hëne në dorë ,
zbret shkallët
duke më pëshpëritur:
– Ike nga agimet
erdhe në djepin e përgjumur…
– Erdha me dashurinë time
gurgullimë krojesh ,
që bëhet diell ,
zgjon mëngjeset ,
ngroh
degë e rrënjë…

Seti Pezaku Vladi@… 8/2/2017

 

GJETHJA

Gjethe hënëz vjeshte kapur me dhëmbë ere,
hedhur maja kreshte,flakur pragje dere.

Dega ku sythove tretet në vetmi,
thahet bëhet dimër, borë dhe veri.

Gjethe hënëze moj,nga po të nget era?,
vorbull sofrës qiell, hedhur dherash tjera.

Akullnajash ike , viseve paditur,
si pëllëmbë dore, u ngrite e mërzitur…

Ku të zuri nata, dita ku të zbardhi ?,
nëpër shtrete krojesh,nëpër shpate zalli.

Gjethe hënëz nuse, e veshur në flori,
humbe mjegullnajash,me erën pa kufi.

Fati yt cigane, acari sytë t’i lante,
në karvane shirash era buzët thante.

Nata egërsuar të mori nëpër re,
harrove përqafimin, degës nuk ia dhe.

Ike fluturove, visesh larg paditur,
syri yt lotuar, mbete e nemitur.

Seti Pezaku Vladi@… 23/01/2017

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s