PËRKIM ME SHËN VALENTININ / Opinion nga Luljeta PETANI

PËRKIM ME SHËN VALENTININ

 

16730691_1520032098036885_564877205_n

Opinion nga Luljeta  PETANI

“Si të përgatitemi për të festuar Shën Valentinin”-thotë emisioni televiziv…!

Dje, u varrosën dy te rinj, të vrarë nga plumbat !

Motivi? …..-Dashuria !!

“Histori Si e Romeos me Xhuljetën”- u tha

“Krim pasioni”,e quajti policia.

Ashtu e besuan të gjithë!

U vërtetua se djali ishte vrasësi ,por ai u varros si burri i ndershëm e i mire, mes qindra vetëve dhe luleve në varrim!

Por,  vajzën ,viktimën e vërtetë, të kësaj ngjarje ,e përcollën për në varreza vetëm nëna e babai i saj !

Të tjerët nuk guxuan a nuk deshën ta përcillnin deri tek varrezat ,se ajo kishte marrë statusin ” E turpëruar”!

Një grua e martuar ,kishte dashuruar një burre tjetër të martuar !!

Përpos kodit moral, e shkaqeve pse ata te rinj ishin dashuruar edhe në këto kushte,pyes :

-Vërtet duhej braktisur ajo vajzë deri në atë masë sa të mos hidhej as një lopatë dhe mbi të ?!

Kjo është një histori tragjike !

Ajo u gjykua rende,për shkelje të kodit moral , ndersa djali JO !!!

Ҫ’është kjo shoqëri e pa vërtetë dhe hipokrite ?!

Ҫ’është kjo shoqëri, që nuk ngre zërin për të ndaluar e parandaluar prostitucionin, që po përhapet me shpejtesi edhe në vendin tonë ?!

Sa vajza shqiptare, kanë përfunduar prostituta nëpër botë nga halli dhe varfëria?

Sa shume e shpesh e dime të gjithe se për një vend pune, çfarë i kërkohet e s’i kërkohet një femre !

Sa shpesh dëgjojmë të gjithë për lidhje jashtë martesore ?!

Pse hipokrizia dhe gjoja sedra e sëmure ,godet pas vdekjes vetëm 29 vjeçaren ?!

Ajo vajzë mund ta ketë krijuar atë marrëdhënie, edhe vetem sipas zemrës!

Kushdo ka të drejtë të doje e ta duan !

Ҫdo perjashtim nga rregulli , nxitet nga një rrethanë a nga një mungesë!

Ndaj,ajo vajze nuk mund të privohej nga e drejta per t’u varrosur si vajzë e nje familjeje në origjinë,si nënë e një femije,si motër,si kushurirë si shoqe e mike !

Ajo s’duhej varrosur në mënyrë kaq drithëruese,ndryshe nga vrasësi!!

Në prag të Shën Valentinit,ku kjo histori,përkon me atë të Romeos dhe Zhuljetës, është mirë të kuptojmë, që edhe në këtë shekull, tek ne, femra nuk gjen barazi !

Dashuron,lind fëmije,krijon familje,denigrohet,e më pas edhe vritet !!

E kjo shoqëri e shtirur,respekton vrasësin, dhe ndëshkon viktimën !

Zoti u dhëntë forcë prinderve te kesaj vajze per te perballuar kete dhimbje te dyfishte,humbjen e vajzes dhe gjykimin e njerezve !

Edhe nje gje !!

Ajo  vajzë nuk vodhi bankat,nuk shpërndau drogë,nuk firmosi tendera ,nuk fitoi konçensione….!

Ajo veç dashuroi!

Kjo për Shën Valentin!!!

 

16754626_1520032104703551_1387428708_n

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s