Poezi nga Hysen Grajçevci

Hysen Graqevci - 1

Poezi nga Hysen Grajçevci
 
 
 
OVERTURË E NJË KËNGE
 
Në shpalosje të kujtimeve të stivuara
Duke kërkuar melodinë e humbur
Në rrugëtim me heshtjen e natës
U takuam në tribunën teatrale
 
Në shkëmbim të flakërimit të syve
Të fala gjerdanin e dëshirave
Në agimet pranverore tani rri e dëgjoj
Jonet e një simfonie plot gjallëri
 
Me ritmin e rrjedhës së lumit
Betoveni ngriti marshin triumfal
Në ne është ndezur flaka olimpike
Overturë e një kënge të pafund.
 
 
 
VRAGË KOHE
 
Një grusht dhe
Rrafshuar me tokë
Në vete ruan ca eshtra
Që dikur përbënin një legjendë
 
Sot qëndroj pranë tij
Lotët e mallit më sjellin freski
Gjurmët vragë kohe
Vepra dhuratë brymosjesh
Për brezat e Ri.
 
 
 
ZBEHJE
 
Nuk ka më buzëqeshje djaloshare
Shikime flakëruese vjedhurazi nën sy
Humbën kartolinat, urimet fshehurazi
Vetëm shprehjet kanë mbetur dashuri
 
Dikur loznim ndjeshëm deri në orët e vona
Vraponim me ëndrrën sa ndjenim knaqësi
Në shikim tretej ndonjë puthje befas
Tani vetëm shprehjet kanë mbetur e dashur.
 
 
 
ZBËRTHIM
 
Zhubrosen vitet
Si në ekuacionet matemikore
Ku thyhen e zbërthehen
Orët e një dite të shkuar
 
Ofshamët numërohen
Në avullin e mëngjeseve
Të reaksioneve kimike
Në kapardisje nunuritëse
Të mjerimit kohor
 
Zikzakeve të jetës
Udhëtojnë ëndrrat
Me Teoremën e Pitagorës
Dhe rrënjën në katror.
 
 
 
ZËRI YT
 
Syrin pishë në ballë t’stuhishë
Mendja gurrë e këtyre shkrepave
Moj sorkadhja e Arbërisë
 
Malli lotin nuk të nxori
As në ditën e nusërisë
Ngrite zërin mbi këto male
Moj zë ëmbla e Dardanisë
 
Ndizesh flakë në ligjërime
Në tribunë kur të rastis
Dritë e ndezur në kullat tona
Shkronjë e artë e poezisë.
 
 
 
ZVETËNIM
 
Ngrehinave boshe rropatem pa shpresë
Fanfare të zhurmëshme dalur boje
Në djepat e kotësisë përkunden ëndrrat
Dhimbshëm ndërgjegjia rrugëve troket
 
Humbur thellësive zëra të mekur
Nata m’kot iluzionet mbulon e mbjell
Mbushur udhëkryqet me retorikë shterpë
E nesërmja rrezen e pritur nuk sjell.
 
Në zvarritje atavike arnohen motet
Në zbrazëtira ekstazash fshihen gjurmët
Në hije fantazmash dergjet dhimbja
Lëngata mbërthehet skutave të mjerimit.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s