Poezi nga Marjeta Shatro

marjeta-1

Poezi nga Marjeta Shatro

 

Mijëra dëshira

Drita e mëngjesit më solli ëndrra të blerta,
vegimeve të mia
fshehur dyzimit njerëzor.
Shihem në pasqyrën e trillit të rrezeve diellore
shfaqjes ditë të re
tunduar mirazheve pa fund.
Bëhem pjesë e saj
e në flakën e shikimit tim
ndizen mijëra dëshira.

 

***

Unë vërtet kam lindur në dimër,
por zemrën
e kam gjithmonë në pranverë
mbushur ditët me përthyerje drite,
telajo ngjyrash,
kurse netët prushërim ëndrrash
vallëzim yjesh.

 

Zemra ime

Zemra ime ka plot drita jete!
Nuk i rrudhen motivet,
as në dimër të acartë,
as kur ngrijnë fjalët dhe ëndrrat!

Nëse ka një fije ngjyre,
ka dhe një shkëlqim, që përthyhet shpirtit tim
prirem për dashuri të thella e të mëdha
për dëshira që rilindin përflakjes së qiellit.

 

Mall

Përditë më merr malli nga pak,
për fjalën tënde.
Heshtja jote më vret.
Ti je dashuria për mua,
Unë jam dashuria për ty.
Kur më mungon,
qaj, se jam njerëzore.
Eh! Cila dashuri nuk ndjen trishtim?!
Dashuria jonë është më e fortë se gjithë dashuritë!

 

Mendimet e mia

Shpesh mendimet e shumta,
mbulohen nga re të zymta.
Psherëtij dhe humbas,
pas kodeve deshifrim,
të fjalëve të shenjta,
e gjurmë shkrim të kaluarës së largët.
Marr forcë me sy nga e ardhmja
e shkruaj në ditarin e jetës,
për anijet me vela të bardha,
që rendin deteve pa fund
rrugëve dallgëzim valësh.
…dhe unë, këtu
dehem nga drita
e shkëlqimeve të jetës pasqyrim.

 

***

Varka e dhimbjes sime
Lundron nëpër stuhi.
Ëndrra ime si tempull
Mbuluar me mjegull.

Në breg të detit pikëllimi im
Ngritur në përmendore
Për pasuritë e detit
Në mermer gri.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s