NDJESI / Refleksion nga Zhaneta Barxhaj

NDJESI

 

zhaneta-barxhaj

Refleksion nga Zhaneta Barxhaj

Një ditë e zakonshme me pak diell dhe erë të ftohtë. Mëngjes i përditshëm monoton me lojrat e fjalëve që shoqërojnë një kafe para pune, në po të njëjtin ambjent. Asgjë e re, asnjë surprizë vërdallë, asnjë ndjesi…
Ashtu të robotizuar e shtymë edhe një ditë pune, duke menduar se diku, dikush, po bën një jetë ndryshe, po përjeton ndoshta një emocion të madh, ndoshta po jeton…
Dola në rrugë pas një tetë orarëshi të stërgjatur, mbushur me cingërima nervash, me copa të ndotura mbuluar shpirtin, me retë gri në kokë, që po presin të shpërthejnë drejt clirimit.
Po duke dashur të shtyj dhe pak shtërngatën që po më afrohej, nis të vrojtojë me një shikim të mprehtë, cdo fytyrë kalimtare me përqëndrimin e një grabitqari pas presë së vet.
U mundova të depërtojë nën ato vështrime dhe rrudha buzë syve, por u zbardha ngjyre me shikimin qiellit, mëshirë o zot…
Asnjë fytyrë të qeshur,asnjë shkëlqim sysh, që të kap së brendshmi natyrshëm e të përmbyt pavetëdijshëm me një tis të argjend dhe vezullon sapo një valë kureshtare shikimi e prek.
Vazhdoj të eci, duke parë buzë rruge shitësit e devotshëm tek shesin lule. Me siguri ata janë të vetmit me një fytyrë të gëzuar këtë ditë (dhe kjo për shkak të ndjesisë së fitimit, se mos keqkuptoheni).
Më prekën vetëm disa buqeta të vockla në duart e disa të moshuarve, nuk kanë mundësi për më shumë me ato pensione qesharakeqë kanë, por janë të vetmet lule të sinqerta të kësaj dite. Ata i marrin vërtet në shenjë të dashurisë së shkuar, por janë të vetmit që dinë ta respektojnë përjetimin e tyre me krenarin e një burri në zhdukje…
Shitësit nxitojnë të paraqesin kompozimet e tyre nga më të cuditshmet në forma e ngjyra, teksa shohin të zbrezin disa klientë të mundshëm nga makinat e tyre pompoze. Vërtet, burrat i afrohen dyqanit për të marrë tufën e rradhës dhe zgjedhin atë më të madhen, më të shtrenjtën dhe më të cuditshmen. Me siguri kjo është rradha e gruas, pasi është orari zyrtar i lënies së punës dhe duhet shkuar edhe në shtëpi. Prandaj këta kokorosh zgjedhin tufën që shkëlqen më shumë, me siguri për të larë ndërgjegjen e tufës së mëngjesit dërguar s’di se ku…dhe largohen gjithë bezdi, sikur po kryejnë një detyrim funeral.
Nuk po shihja asnjë grimcë dashuri në gjithë këtë ditë për nder të saj, asnjë buzëqeshje zemre, përvec atyre të derguara në mesazhet gati nga telefonat e zgjuar. Mu kujtuan sërisht bisedat me miket e mia, asnjëra nuk kish marrë urim (se dhurata jo e jo, kohë krizash), as ndonjë buzëqeshje, për nostalgjinë e dickaje që dikur ndoshta ka qenë…
Madje njëra në vend të këtyre kish marrë një tufë sallate për racionin e drekës, dhe qeshte dhe qeshte…ndoshta se vjen një moment dhe refuzon të qash më…
Sa e trishtë gjithë kjo tablo e festës së hipokrizisë, tradhëtisë, ftohtësisë dhe britmës sesi janë katandisur marrdhëniet dhe komunikimi njerëzor. Disa rrinë sëbashku se janë mësuar tashmë nga vitet, disa për hir të një kompromisi, disa edhe janë dashur, por kanë mësuar që të duan të tjerë tashmë, por prapë rrinë bashkë nën gënjeshtrën e madhe të lumturisë familjare.
Kulmi i ditës ishte kur një koleg na përplasi në surrat, se me rastin e festës ai i kish blerë vetes një kukull. Po po, një kukull…dhe nisi të na tregojë gjithë ngazëllim gjithë proceset e funksionimit të atij mekanizmi pa jetë që zëvendësonte jetën ( kuptohet një pjesë e tyre ishin fantazia e tij sesi do donte të ish , që tregonte haptas rrënimin e tij shpirtëror).
Një ndjesi boshi dhe kotësie më kaploi teksa e dëgjoja, u gjenda në një shkretëtirë ku është tharë edhe oazi i fundit. E dëgjoja mes ulërimave të mia, tek më premtonte plot mirësjellje se do të më blinte edhe mua një kukull e mos të mërzitesha kaq…
– Mjaft, mjaft na tregove zvetnimin tënd…mbylle:- vazhdoja të degjoja zërin tim tek bërtisja. Në fakt i ulërita vetes, njeriut, shpirtit, gjithckaje të bukur që është në agoni ose ka vdekur tashmë. Prandaj dhe kemi shpikur festat, pasi datat caktohen kur dicka vdes, dhe ne qëniet e mjera bëjmë festa përkujtimore vdekjeje, duke ndezur temjan e qirinj romantik me ngjyra sipas rastit. E bëjmë për të gënjyer veten, pasi nuk ka më dashuri këtyre anëve, por edhe nëse ka, ajo është në porcione shumë të vogla, një përqindje e papërfillshme për të kthyer balancën.
Më kujtohet se edhe une vetë, vetëm njëherë mbaj mend që e kam përjetuar këtë ditë si të tillë, më pas ishte thjesht shtirje për hir të kompromisit “jemi bashkë”. O zot, sa pak duam, sa pak na duan, sa shumë bëjmë sikur… sa fytyra janë lyer sot, sa dhurata janë mbyllur e janë hapur vec për të plotësuar skenën në aktin e përcaktuar të shfaqes…
Dashuria ekziston. Unë e kam ndier, ti e ke ndier…po e presim të vijë sërisht…ndoshta një ditë kur bota të bëhet më e mirë, por në kohën e interesit, kur shpirti shitet për 6 cent, vështirë të na trokasi dashuria…ajo e vërteta..
Po unë prapë do rri të pres…pa u përzier në turrmën e kompromisit e të gënjej veten se e gjeta…Do kërkojë vite të gjata vetmie, por nuk ka rëndësi …prite edhe ti…

14.02.2017
zh,b

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s