HISTORI STUDENTESKE / Tregim nga Vita Blloshmi Kozeli

16195689_1310869522309156_8128598796757577450_n

HISTORI STUDENTESKE

Sapo më kishte dremitur një çikë gjumi, kur dëgjoj ca të qeshura me zë të lartë. Ishin disa nxënës të shkollës së mesme që shkonin në ekskursion dhe e kishin gjallëruar trenin e linjës. Treni vazhdonte të toroshitej me zhurmën e tij monotone mbi shina dhe unë hodha sytë mbi time bijë. Ajo, fare e shkujdesur, dëgjonte me kufje këngëtarin e saj të preferuar Justin Bibier , e nuk ishte fare kurioze për atë që ndodhte rreth saj . Sa më shumë shikoja time bijë, aq më shumë mendoja që ngjante me të atin. Për momentin një dhimbjë më shtrëngoi në gjoks dhe humba në kujtime…

…Aleksi ishte një djalë i bukur, një nga djemtë më të bukur të fakultetit të filologjisë. Ishte edhe shume simpatik si tip.Kishte një mënyrë të foluri dhe një veshtrimin manjetik, sa të gjitha vajzat e fakultetit ishin dashuruar me të.
Unë kisha disa muaj që kisha ardhur në fakultet, vija nga një qytet i vogël, por i bukur i Shqipërisë. Atë ditë, tek po hyja në godinë, dëgjoj zërin e një djali që po më thërriste nga prapa. Zina ,Zina …Nuk po merrja vesh gjë. Kthej kokën dhe shikoj atë, Aleksin, i cili po vinte me hapa disi të nxituar drejt meje.
-Urdhëro,- i them duke ndaluar hapat.
-Më fal, Zina. Dedha të të kërkoja…a mund të m i japësh pak shënimet e leksionit të sotshëm. ..Nuk ndihesha mire dhe nuk i mora dot,- vazhdoi ai.
-Dakort, – i thashë,- merri dhe m i sill në sallën e studimit, sepse më duhen. Dhe i zgjata fletoren e shënimeve … Kur u ngjita në dhomë, vajzat mezi po më prisnin dhe, sapo hyra në derë, filluan të më thumbonin. Në studim ai më dha fletoren e shënimeve dhe u largua duke më falënderuar …Ditët vazhdonin dhe gjithnjë e më shpesh ai gjente ndonjë mënyrë të afrohej për të më përshëndetur apo për të më kërkuar diçka që kishte lidhje me shkollën.
Ishim në vitin e tretë dhe unë tashmë e kisha marrë në patronazh të bukurin Aleks. Një ditë, ndërsa po i jepja si gjithmonë fletoren e shënimeve, papritur ai më tërhoqi mbas vetes dhe më puthi rrëshqitasi në buzë. ..Zot, sa e kisha pritur atë puthje. ..Sa netë e kisha ëndërruar… Por aty u hutova e, në vend që ta këmbeja puthjen me puthje, u shkëputa dhe me vrap ngjita shkallët e godinës së konviktit të vajzave. Ai mbeti aty i palëvizur dhe. …nuk mund ta besonte mbase. ..ai që ishte i dëshiruar nga të gjitha vajzat, po provonte gati një refuzim nga një provinciale. Të nesërmen nuk i ngrita sytë ta shikoja, ndërsa ai, si të mos kishte ndodhur asgjë, erdhi përsëri drejt meje, me atë buzëqeshjen e tij pakëz djallëzore e me vështrimin ngulmues dhe me përshëndeti:
-Mirëmëngjes!
-Mirëmëngjes!- ju përgjigja unë e ndrojtur e me gjysmë zëri. Ai më shkeli syrin dhe vazhdoi rrugën, duke vërshëllyer “Apasionatën”, që aso kohe ishte shumë në modë.
Unë mbeta në këmbë, ashtu e palëvizur për minuta të tëra, deri sa Diana, shoqja e dhomës, më shkundi. –Zina, zgjohu! Ishte vetëm një ëndërr. Dhe vazhdonte të qeshte. Shoqet e mia nuk mendonin që Aleksi mund të ishte djali që bënte për mua, ose më saktë mendonin që unë nuk bëja për atë. Ndonjë prej tyre mbase edhe bënte.
Në fundjavë Aleksi më ftoi në kinema. Gjatë gjithë shfaqjes së filmit më mbajti të mbështjellë me krahët e tij të fuqishëm dhe unë, e humbur në gjoksin e tij, gati po harroja të merrja frymë. Isha e lumtur që ai, i dëshiruari nga të gjitha vajzat, ishte imi. Shkuam disa herë në kinema, dolëm shpesh të hanim akullore, të shetisnim nga liqeni dhe dukeshim një çift normal të dashuruarish.
Një të shtunë dolëm si gjithmonë. Unë kisha veshur një fustan ngjyrë rozë të çelur, flokët i kisha mbledhur me një kapse me trëndafil, të cilën një shoqja e mamit e kishte sjellë dhuratë nga jashte shtetit, kur kishte shkuar te disa familjarë. Kisha një ndiesi disi të çuditshme. Më dukej sikur diçka e re do të ndodhte. Pasi bëmë xhiron e zagonshme në bulevard, darkuam në një restorant të vogël në qendër. Pastaj morëm rrugën e kthimit. Isha mbështetur e lumtur mbas supit të tij dhe nuk po vija re as ku po shkelnim. Papritur shikoj perreth dhe vërej se ishim ne nje rruge qe nuk ishte rruga e zakonshme e kthimit, por një rrugë e panjohur për mua…
-Më duket se kemi ngatërruar rrugën, Aleks,- i them duke e vështruar drejt në sy.
Ai qëndroi një moment, më puthi ëmbël dhe tha:- Jo, është një surprizë. U mundova ta kundërshtoj, por ai mbi mua kishte fuqi absolute. Më plagoste me një shikim. U gjenda në një apartament, ku nuk e mësova kurrë i kujt ishte dhe si Aleksi kishte çelësat e tij. Atë natë unë humba atë që për ne vajzat është gjëja me e shtrenjtë.
Të nesërmen, kur u ktheva në dhomë, përqafova Dianën, i tregova dhe qamë të dyja.
Që nga ai moment Aleksi sikur ndryshoi në lidhje me mua. Sikur nuk ishte më ai i pari …Vazhduam të shkonim përsëri në atë apartament. Shkolla po mbaronte dhe unë nuk dija se ç rrjedhë do të merrte jeta ime, ku do emëroheshim me punë. Për mua akoma më e rëndësishme ishte të dija nëse do na emëronin afër e afer me Aleksin.
Ditë e fundit të shkollës isha ndryshe. ..kisha dhimbje koke dhe te vjella. Mbase është stres, mendoja me vete … Gjithësesi, për të hequr merakun shkova të bëja një vizitë tek mjekja e qytetit “Studenti”. Ajo dëgjoi me kujdes simptomat e mia, tundi pak kokën dhe më vizitoi.
-Nuk kisha dyshim pasi degjova fjalët tuaja. Jeni e fejuar!!
-Zyrtarisht jo, por kam një djalë,-i thashë.
-Nuk e di nëse lajmi do ju gëzojë. Por urimet e mia. Do jeni një nënë shumë e re. Ju prisni një bebe… Nuk arrita ta kap menjëherë kuptimin e atyre fjalëve që shqiptoi mjekja.
-Më falni,- i thashë tepër e mutua. – Nuk e mora vesh për çfarë ishte ai urim që më bëtë.
-Jeni shtatzënë, moj vajzë,-tha ajo, duke më dorëzuar rezultatin e vizitës.
Dola në rrugë e nuk dija çfarë të bëja, të qeshja nga lumturia që prisja një bebe nga Aleksi, apo të qaja për mënxyrën.
Aleksi, mendova, duhet ta gjej me patjetër e t ja them atij këtë lajm të papritur.
Renda me vrap, e kërkova në biblotekë, në rrugë, në fakultet, ngado. Nuk ishte. Shkova tek konvikti i tij.
-Cilin kërkon, Zina!! – më tha roja e godinës.
-Kërkoj Aleksin. Dini gjë, është kthyer nga fakulteti!!
-Ka nja dy orë që u nis. Këto ditë ikin të gjithë. Erdhi dhe e mori një shok i të atit me makinë,- më tha. M u këputën gjunjët dhe mbeta ulur në stol me orë të tëra.

…Nuk e pashë më kurrë. Më vonë, pasi kishin ndodhur ndryshimet e mëdha në vend, mora vesh që kishte ikur në një qytet të Amerikës. Ishte martuar me një amerikane dhe kishte dy vajza.
***
Puthja e vajzës më solli në vete. -Erdhëm mami ,-tha dhe më buzëqeshi. E përqafova fort dhe dolëm bashkërisht në rrugën e mbushur me njerëz të gëzuar. Mbaja për dore krijesën time të mrekullueshme. Isha e bindur që kisha bere zgjedhjen më të mirë në jetë dhe kurrë nuk u bëra pishman për këtë.

 

15747863_1283174365078672_3322406238403226923_n

Vita Blloshmi Kozeli

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s