Cikli poetik: DELIRIUMI OBSESIV / Poezi nga Hamdi Meça

Hamdi Meça

Poezi nga Hamdi Meça
 
 
 
Cikli poetik: DELIRIUMI OBSESIV
 
 
JETË PARALELE
 
Kuptohet pse Arkimedi
ose Archimede,287-212, para Krishtit,
pikën, vetëm e përmend
vetëm e përmend atë gjurmë ose shenjë,
për levën e tij apokaliptike.
Mbase në atë pikë u bashkuat ju të dy,
mbase në atë pikë u ndatë ju të dy.
Çfarë?
Pikë ajo, pikë.
ku ju bashkuat,
pikë ajo, pikë,
ku ju u ndatë,
a e njejta pikë, thua ,
dhe nga e imja poemë “ MOJ PIKË “ ?
Sigurisht shfaqja e së njejtës,
fenomen i pavarur
nga ti
pa atë,
nga ajo
pa ty.
Por ç’po ndodh me ty,
pa atë,
pa atë?
Por ç’po ndodh me atë,
pa ty,
pa ty?
Por ç’po ndodh me ju të dy,
pa njëri tjetrin,
pa njëri tjetrin?
Ti gjithnjë hollohesh e hollohesh,
zgjatesh e zgjatesh,
vijë duke u bërë në eter,
paralel me ty dhe ajo
gjithnjë hollohet e hollohet,
zgjatet e zgjatet
vijë duke u bërë në ajri.
Eh jetët paralele,
të lloj-llojshme,
të lloj-llojshme
 
 
 
DELIRIUMI OBSESIV
 
Me çengela thonjsh qiellit te një cep
ia tërhoqi cohën prej leshi të butë,
me penj muline prej mëndafshi e qendisur.
Në atë ngulje thonjsh tjetër vrimë sikur sytë
të zgurdulluar, ozonit ia çjerr.
I gjithë ky siklet i madh i saj
jo nga ndonjë çrregullim disforik,
i fazës së fundit të kanaleve vezore te femrat.
Psikoanalisti Sigmud Freud në librin
e interpretimit të ëndrrave,
te ëndrrat-gra dhe jo te ëndrrat-femra -atë,
pas operacionit idhnak te vetja e vet
të apendesitit- vendlindje, sipas saj,
ku mali pretekst i shëmbëllesës
veçanërisht me thikën pas shpine.
Në atë gjëndje deliriumi të shumëfishtë obsesiv,
gjoksi i femrës tejmase iu zut,
baltë iu bë,
një nofull e poshtme për mistri llacin e shtriu
të dalat e gurëve të brinjëve duke i suvatuar.
Me sisa burrash ajo tashmë
te mëdyshja si në det kur not nuk di,
një gjinandrom apo një androgjin?
 
Shpjegim fjalësh:
-Gjinandrom, (gyne- grua, andros- burrë), një person nga një bashkim por me përparësi ana femërore.
-Androgjin, njëlloj gjinandromi, me përparësi anën mashkullore.
 
 
 
NDËRRIM I KËMBËVE
 
Ndërrim i këmbëve,
e djathta,
e majta…
Hapat e shpejta- vitet,
më të shpejta se hapat e shpejta – muajt,
më të shpejta se hapat e shpejta – javët,
më të shpejta se hapat e shpejta – ditët e netët,
më të shpejta se hapat e shpejta – orët,
e kështu me radhë,
e kështu pa radhë.
Patjetër që po,
hapat e ngadalta – vitet,
më të ngadalta se hapat e ngadalta – muajt,
më të ngadalta se hapat më të ngadalta – javët,
më të ngadalta se hapat më të ngadalta – ditët e netët,
më të ngadalta se hapat më të ngadalta – orët,
e kështu me radhë,
e kështu pa radhë.
Gëzuar ditëlindjen!
Shëno vetëm:
Data.. ?
Muaji.. ?
Ditë.. ?
Natë.. ?
Ora..?
Ku ..?
Vitin mos e shëno,
mos e shëno vitin,
viti- monadë,
zgjat sa një vit,
apo sa ndërrim i këmbëve,
e djathta,
e majta…
Shpjegim fjalësh:
Monadë- njësi.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s