EMRI KOMB, “PASAPORTA” PARAHISTORIKE E ARBËRVE / Nga: Fatbardha Demi

EMRI KOMB, “PASAPORTA” PARAHISTORIKE E ARBËRVE

The truth will make you free! – John, viii. 32

 

Fatbardha Demi

Nga: Fatbardha Demi

Kur ndodh ndonjë fatkeqsi, si pasojë e veprimeve të vetë njeriut, populli ynë shprehet se : “ I nxori sytë me duart e veta”. Ky është edhe rasti i keq-përdorimit të emrtimit KOMB, nga ana e studiuesve, gazetarëve apo analistëve shqipetarë (pa përgjithsuar) pasojë e së cilës ka qënë shtrëmbërimi i fakteve të historisë sonë të lashtë dhe moderne. Për të qartësuar arësyet e këtij mendimi, po e filloj shkrimin me frazën e marë nga shkrimi “Koncepti i kombit” i N.Spahiut : “… Me zgjedhjen e Barak Obamës për President të SHBA-ve, kombi amerikan ka dëshmuar se më nuk është një komb mono-racor por është bërë një komb multi-racor. (1)

Pa u zgjeruar mbi faktin, se shteti amerikan asnjëherë nuk ka qënë “mono-racor”(një racor) dhe fjala Komb, historikisht ka përfaqësuar vetëm një gjini fisesh, vihet re se autori e përdor këtë fjalë për 50 shtetet që kanë formuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA, në gjuhën shqipe dhe USA, apo Etats-Unis në anglisht e frengjisht). Për sa më sipër, është shtrëmbëruar jo vetëm realiteti demografik dhe historik amerikan, por edhe ay gjuhësor e historik shqipetar, me barazimit Komb = Shtet (Nacion).

“ Një specialist i vërtetë – shprehet gazetari i njohur italian Marco Travaglio – për të analizuar apo komentuar një fakt, dëshiron së pari ta njohë atë nga të gjitha anët dhe pastaj dëshiron ta studiojë, të lexojë libra, të mendohet mbi të…”. (2) Pra le të ndjekim këshillën e tij.

Mbi përdorimin e drejtë të fjalës Komb në përkthimet nga gjuhë të huaja, le të shfletojmë Fjalorët, të cilët përfaqësojnë mendimin shkencor në fushën e gjuhësisë.

  • Në Fjalorin e Gjuhës Shqipe ( 2006 ) pika 2. lexojmë: Kombi – m. spec. Shtet, vënd. Lidhja e Kombeve. Organizata e Kombeve të Bashkuara.(3) (L’Organizzazione delle Nazioni Unite, ONU)
  • Në Fjalorin frëngjisht-shqip (1989) : Nation – komb / National –kombëtar ; territoire national-territor kombëtar ; shtetas, armée nationale, ushtri kombëtare/ Nationalité –kombësi.
  • Në Fjalorin italisht-shqip (Tiranë1986) : Nazionalita –kombësi, shtetësi
  • Në Fjalorin shumë-gjuhësh të Google-it (internet), që mbështetet në botimet e Albanologjisë zyrtare kemi : Shqip – Kombi /Gjermanisht –nation /Anglisht –nation /Frëngjisht- nation, etj. (4)

 

Që fjala e huaj “nacion” nuk përfaqson gjuhësisht fjalën “komb” të gjuhës shqipe, e tregon përdorimi i saj në botimet e huaja. Në jetëshkrimin e Nëne Terezës lexojmë : Mother Teresa (From Wikipedia, the free encyclopedia) Nationality – Yugoslavian citizen (1943–1948); Indian citizen (1950–1997); Albanian citizen (1991–1997) (5)

Këto të dhëna dëshmojnë së shënjtorja jonë, Gonxhe Bojaxhi, e cila e pohonte vetë përkatësinë e saj shqipetare, ka patur qytetarinë e shteteve përkatëse, por do të ishte një fakt i pakuptimt për çdo shqipetar, në rast se do të shprehemi se ka patur tre kombësi.

Shëmbulli i mësipërm (i N.Spahiut), tregon mungesën e njohjes nga ana e autorit, të kuptimit gjuhësor dhe veçanrisht atij historik, të fjalës shqipe- Komb, dhe të atyre të huaja -Shtet apo Nacion. Për të luftuar këtë “sëmundje”, nga shtatë njohjet që duhet të kenë autorët e studimeve apo të përkthimeve mbi fjalët, sipas Faik Konicës, po veçoj tre kryesoret: 1) Njohjen leksikore – vlerat objektive ose të përherëshme të fjalëve ; 2) Njohja etimologjike – kërkimi i atësisë së fjalëve; 3) Njohja thelbësore – kërkimi gjenealogjik i fjalëve. (6)

Me qënëse në gjuhësinë dhe masmedian shqipetare, fjala Komb përdoret shpesh e barazvlefshme me fjalët e huaja Shtet dhe Nacion, do të na duhet të ndjekim rrugën e “ tre njohjeve” të F.Konica.

  1. Kuptimi gjuhësor dhe historik i fjalës Shtet dhe Nacion, në Fjalorin e gjuhës shqipe dhe ato të huaja

Fjalori i gjuhës shqipe (2006) :

Shtet – m. Organizatë politike e klasës sunduese të një vëndi, e cila ka për qëllim të mbrojë interesat e kësaj klase dhe rendin ekzistues, nga klasat e forcat kundërshtare brënda vëndit dhe nga armiqtë e jashtëm.(7)

Oxford Advanced Learner’s Dictionary of Current English AS Hornby 1977 Great Britain : State– quhet vëndi i një grupi të organizuar politikisht, i kontrolluar nga një qeveri … . (8)

Larousse – dictionnaires francais : . État – Shoqëri politike rrjedhojë e ngulitjes mbi një territor të përcaktuar me kufij, i një grupi njerëzor që çfaqin karakter pakashumë me tipare homogjene (të njejta) kulturore dhe të drejtuar nga një pushtet i institucionalizuar.(9)

Origjina e fjalës shtet, si në gjuhën shqipe edhe ato europiane, vjen nga gjuha latine « status » e cila tregon formën e qeverisjes ( forme de gouvernement ) (10) dhe përfaqëson një organizëm politik, brënda kufijve gjeografikë të përcaktuar.

Historikisht shteti ka qënë « prodhim » i luftrave apo marrëveshjeve politike. Këtu nuk bën përjashtim as Shteti shqipetar, prandaj është gabim shkencor (edhe për arësye të tjera që, për të mos u zgjatur nuk do t’i përmëndim) të zëvëndësohet me fjalën Komb i cili nuk është krijuar si një administrim ligjor e politik i shqipetaro-arbërve dhe nuk ka lindur nga ndonjë luftë apo marrëveshje ndërkombëtare. Edhe origjina e fjalës “nacion” vjen nga gjuha latine « natio-nis », nga folja « të lindësh » dhe në shkencën historike dhe të politikës, ajo përdoret me kuptimet e më poshtme.

Fjalori i gjuhës shqipe: Nacional mb.-shih Kombëtar ~E. Çështja nacionale. Problemi nacional. Lëvizja nacionale. (11)

Oxford Advanced Learner’s Dictionary of Current English AS Hornby 1977 Great Britain : Nation– quhet vëndi që përfshin një grup njerëzish që kanë të njejtën gjuhë, kulturë dhe histori, që jetojnë në një hapësirë të caktuar nën një qeveri. (12)

Dictionnaire de français Larousse : Nation – Një bashkësi njerëzish që jetojnë në një territor të caktuar, që kanë një origjinë, histori, kulturë dhe tradita, ndonjëherë edhe gjuhë të përbashkët dhe që formojnë një bashkësi politike. (13)

Duket sikur fjala “nacion” ka disa tipare të përafërta me fjalën “komb”, siç është origjina, historia, kultura dhe gjuha. Por, faktet historike dëshmojnë se, kuptimi i fjalës “nacion” i periudhës moderne të shoqërisë njerëzore përcaktonte shtetin, dhe jo rrallë e gjejmë në formën “Shteti-Nacion” duke mos përfshirë etnin, traditat, folklorin dhe origjinën e përbashkët.

Kështu, Akademia franceze e vitit 1694 emërtonte nacion: “ një bashkësi të banorëve të të njejtit shtet, që jetonin në të njetin truall, dhe përdornin një gjuhë”.(14)

Afro dy shekuj më vonë, Ernest Renan (Joseph Ernest Renan, 18231892) në një Konferencë të mbajtur në Universitetin e Sorbonës, do të mbante kumtesën e titulluar “Çfarë është një Nazion ?”(1882) sqaronte se: Faktori etnografik nuk ka luajtur rol në formimin e nacioneve moderne. Franca është keltike, iberike, gjermanike. Alemanja është gjermanike, keltike dhe sllave, Italia është vëndi etnikisht më i trazuar. Galët, Etruskët, Pellazgët, Grekët, pa folur për një sasi tjetër etnish, që kryqëzohen në një përzjerje të padallueshme. Ishujt Britanik, në tërësinë e tyrë, na dëshmojnë një përzjerje të gjakut keltik dhe gjerman, pjesët e së cilës është vështirë të përcaktohen (…). Anglia, Franca, Italia, janë ato me gjak më të trazur (…). Njeriu nuk është skllav as i racës, as i gjuhës së tij, as i besimit të tij, as i rrjedhës së lumenjve, as i drejtimit të kreshtave të maleve. Një bashkësi e madhe e njerëzve, me forcën e shpirtit dhe ngrohtësinë e zëmrës, krijonë një ndërgjegje morale e cila emërtohet një Nacion. (15)

Për të njëjtën pyetje, “Çfarë është Nacioni?” udhëheqësi i ardhshëm i BRSS, J.V.Stalin , i cili gjatë emigracionit në Vjenë ishte njohur me filozofinë perëndimore për këtë temë, në një artikull të tij (1913) sqaronte se “ Nacioni, para së gjithash është një bashkësi e caktuar e njerëzve. Një bashkësi jo racore dhe as etnike.” (16)

Për rjedhojë, në kohët moderne “nacioni” në të vërtetë përfaqësonte një organizim ekonomik dhe administrativo- politik të një shteti të caktuar (qoftë ay monarkik, republikan apo një partiak).

Problemi më i madh ishte se popullsia e Nacioneve europiane, duke qënë e trazuar (multi-etnike), që fliste gjuhë dhe dialekte të ndryshme brënda të njejtit vënd, nuk e ndjente veten shpirtërish të bashkuar. Në shtetin francez të vitit 1900, vetëm 50% e banorëve flisnin frëngjishen si gjuhë të nënës. (17)

E njëjta gjëndje ishte edhe në shtetet e tjera. Për ta bërë më të qartë panoramën e popullsive të Europës moderne në kohën e formimit të nacioneve, F.Konica përmënd një krahasim shumë të goditur nga studimi “Ne europianët” të Julian S.Hakslit dhe A.C.Hedonit : “Europa ka qënë një kazan i vërtetë përzierje dhe ajo që ka dalë jashtë prej tij, duhet të ketë qënë shumë e ndryshme nga ajo që është hedhur brënda”. (18)

Një popullsi e tillë, siç vërejtën filozofët e shekullit 18-19, nuk mund të “lidhej” shpirtërisht me shtetin për të realizuar projektet e tij ekonomike dhe gjeopolitike, për të cilat ishte edhe krijuar. Pra nevojitesh të krijohej NJE gjuhë, traditë folklorike, origjinë dhe paraardhës historikë të përbashkët. Kjo detyrë ju ngarkua Universiteteve, Akademive të porsakrijuara dhe intelektualëve më të shquar të secilit vënd.

Vëndin parësor në këtë “rindërtim” e zuri krijimi i gjuhës së shtetit (standartit), bazuar mbi dialektin “e grupit politikisht sundues”dhe krijimeve artificiale të fjalëve, nga ana e poetëve dhe gjuhëtarëve, e cila u përhap nëpërmjet programeve shkollore dhe përdorimit në administratë dhe kulturë. Kjo valë, që përfshiu të gjithë shtetet europiane, veçanrisht ato të rejat që lindën nga përmbysja e Perandorisë Osmane, solli zhdukjen graduale të dialekteve dhe gjuhës së familjes, deri dhe krijimin e gjuhëve të reja.

“Kjo (dukuri-shën im) nuk kish të bënte vetëm me gjuhët për të cilat është e dukshme pjesa e sajesës – pohon Patrik Geary (Il Mito delle Nazioni) – si gjuha ukraine, bullgare, sërbe, kroate, sllovene, lituane, ebraike, norvegjeze, irlandeze, hollandeze, rumune, por edhe në një mënyrë më të hollë, në gjuhen gjermane dhe italiane. (19)

Janë intelektualët të ndikuar nga mendimi i Herderit, pohon studiuesja franceze Anne M. Thiesse (Krijimi i Identiteteve Kombetare), ata që iu futën “ndërtimit të gjuhëvë”.(20)… Janë të shumta gjuhët e sotme nacionale europiane, që nuk ekzistonin në të vërtetë përpara shekullit 19. (21) Nga kjo panoramë gjuhësore e kontinentit europian, studiuesja arin në përfundimin se në shtetet e sotme “nuk ekziston në të vërtetë një gjuhë, që mund të ketë vlerën e simbolit kombëtar”. (22)

I vetmi popull i Europës së kohëve moderne, që nuk u përfshi në këtë valë “rindërtimi” të vetvetes, që kishtë një gjuhë si simbol kombëtar, një traditë shumë të pasur folklorike dhe njohjen e origjinës së tyre nga lashtësia, ishin shqipetaro-arbërit. Shumë studiues të huaj vunë në dukje se kjo gjuhë ishte shumë e lashtë dhe ishte ruajtur mrekullisht edhe në ditët e sotme. Por, sipas tyre, kjo vinte nga prapambetja e madhe e shqipetarëve, mungesa e zhvillimit kulturor dhe sidomos jetesa e izoluar nga bota moderne.

Ky arësyetim mbështetet edhe nga studiues shqipetar edhe sot : “ Të qëndruarët larg nga gjithë bota, nga dituritë, nga qytetëria, nga tregëtia, me një fjalë, të rojturit si të egër nëpër malet u ka ruajturë e shpëtuarë shqipëtarëvet gjuhën’e kombësinë”. (P.Zheji, , Shqipja dhe Sanskritishtja, pj.I)(23)

A ishtë populli ynë, një bashkësi fisësh “barbare” që jetonin në thellësi të maleve, pa patur lidhje me botën e qytetruar apo kishte arësye të tjera ? Për këtë tezë jo të saktë historike, F.Konica na sjell dëshminë e studiuesit Milian Shuflajit, që e njihte më mirë Shqipërinë mesjetare, i cili pohon se : “në atë periudhë (shk XIV) të historisë së saj Shqipëria nuk ka qënë prapa vëndeve të tjera europianë, në mënyrën e jetesës dhe në përparimin e përgjithshëm. Vëndi ishte më tepër një zgjatim kulturor e tregëtar i Italisë, sesa një krahinë nën ndikimin bizantin”. (24)

Shume trajtime të pasakta historike dhe të çështjeve të ditës, shkaktohen vetëm nga kuptimi i gabuar gjuhësor dhe historik, në Fjalorët shqip dhe ato dy gjuhësh, i fjalës komb = shtet=nacion. Në shkrimin e Fatos Lubonjës “Kosova midis dy flamujsh” (2007) lexojmë : Kombi nuk është një gjë e dhënë njëherë e përgjithmonë dhe e pandryshueshme, dhe as saktësisht e përkufizueshme, por kemi një proces historik komb-formimi. Dhe në këtë proces rol të rëndësishëm luan politika. Sikurse thotë Gellneri “kombet në të vërtetë nuk ekzistonin, ato lindën prej lidhjes së politikës me kulturën”. (25)

Përdorimi i frazës së studiuësit të shoqërisë moderne, Ernest Gellner (19251995) është i gabuar, sepse ai nuk e kishte fjalën për“kombin”, kuptimin historik të të cilit as nuk e njihte. “Perkthimi” i bere nga autori i shkrimit, solli nje trajtim te gabuar te temes se dites, por edhe shtremberimin e historise së formimit të kombit shqipetar . Për të qartësuar përdorimin gjuhësor dhe historik të fjalës Komb, do ndjekim një rrugë të pashkelur nga Albanologjia dhe studimet e huaja, siç është …

 

II- Origjina parahistorike e emrit – Komb.

Në një nga shkrimet e herëshme të mija mbi lashtësinë e Kombit shqipetaro-arbër, jam shprehur se, origjina e popullsisë sonë shkon deri në zanafillën e krijimit të shoqërisë së parë euro-afro-aziatike, ndonëse emërtimi “Komb” ( i shqipetarëve) është i kohëve të reja. Kjo lajthitje vinte nga mungesa e njohurive mbi natyrën simbolike dhe besimtare, me të cilën, njëriu primitiv e pajisi gjuhën e tij, trashëgimtare e së cilës është gjuha që flet sot populli ynë. Kjo natyrë e veçantë e gjuhës shqipe, zbulimi i së cilës i përket gjenisë së Petro Zhejit, shfaqet e pandryshuar dhe në gjithë madhështinë e saj, sidomos në emërtimet e shumta të popullit tonë (Alban, Iperiot –nga është formuar edhe emri Shqipetar, Ilir, Arbër), ku bën pjesë edhe emri KOMB.

Në nendialektin e Çamërisë, kur duam të lidhim dy a më shumë fije, i themi “ bëje kom”. Edhe në Fjalorin e gjuhës shqipe (2006) tek fjala Kom, lexojmë:

Komb- Lidhje e shtrënguar e dy pjesëve a e dy anëve të një filli, të një litari etj. ose e dy cepave të një shamie, pëlhure etj.; nyje. E lidhi komb. Zgjidh kombin. 2. Nyje druri, gdhë.

Komb – Bashkësi e qëndrueshme njerëzish, e formuar historikisht në bazë të bashkësisë së gjuhës, të territorit, të jetës ekonomike dhe të formimit psikik, që shfaqet në bashkësinë e kulturës. Kombi shqiptar. (26)

Rrënja zanafillore e falës “komb” është « kom », sepse në gjuhën shqipe kemi fjalë, që shprehin bashkësinë apo lidhjen me këtë rrënjë, si : kom-unë, kom-shi. Edhe shumë fjalë të reja në gjuhët e huaja, bazohen tek kjo rrënjë, kuptimi i së cilës shpjegohet vetëm në shqip, si: kom-unikim/lidhje mes njerëzve, kom-binat/ lidhja e shumë funksioneve apo objekteve ; kom-pozim ; kom-promis /midis shumë mendimeve ; kom-erc /lidhje ekonomike; kom-pani/bashkësi njerëzish, etj.

Në vështrim të parë, duket se fjalët “kom” dhe “komb” nuk kanë asnjë gjë të përbashkët. Por duke i parë në kuptimin filozofik, mund te themi se, ajo qe i bashkon eshte ideja e « lidhjes». Me këtë ide, sot mund të shprehim një numër të madh lidhjesh, duke filluar nga ato më të thjeshtat, si të dy fijeve, copave, etj., deri tek lidhjet midis njerëzve, të familjes, shoqërisë, popujve, ato ekonomike, politike, të dukurive fizike e kështu me rradhë. Këtë përdorim kaq të gjërë, në dukuri nga më të ndryshme, kjo ide e ka fituar gjatë zhvillimit historik të shoqërisë njerëzore.

Por në « ditët e para » të bashkësive fisnore, fjala “kom-b” (grafikisht) shprehte vetem nje IDE simbolike BESIMTARE, siç do ta shikojmë më poshtë.

Sipas studiuesit të besimeve të lashta Mircea Elade: “Simbolet janë gjithëmonë pluri-dimensionalë (me shumë kuptime, përdorime-shën im) … ato solidarizojnë (bashkojnë, përputhin-shën im) disa realitete në dukje krejt heterogjene (të pangjashme –shën im), duke i referuar tek i njëjti realitet që, duke qënë më i thelli, është në të njëjtën kohë edhe arësyeja e fundme e të qënurit të tyre… » (27)

Po cili është ky “realitet i njejtë” dhe “më i thelli”, që e ruan fjala “komb” e gjuhës shqipe dhe, për çfarë arësye populli ynë e ka emërtuar veten me të? Për t’i dhënë përgjigje pyetjes së mësipërme, duhet së pari të hyjmë në “lëkurën” e njeriut primitiv, në kohën kur u bë e domosdoshme të tregonte, jo me gjeste por me fjalë, objektet dhe veprimet e tij . Në atë kohë fjala “kom/b” tregonte LIDHJEN .

Fjala “lidhje” është jashtzakonisht e lashtë. Këtë na e dëshmon gjuha sanskrite, ku në kuptimin e lidhjes –sipas P.Zhejit- ndodhet “pjesa thelbësore, e pastër e këtij operatori, dmth “ li ”, si psh në fjalën upa-li, ose në fjalën abhy-li (u ba li, â ba li) pjesë kjo që ka dhënë në latinisht le-gare, në frëngjisht li-er, etj.” (28)

Por le të vijojmë arsyetimin tonë (të hamëndësuar) mbi vëzhgimet e njeriut primitiv. Kur lidhim dy pjesë të litarit apo copave, pa e bërë nyjen, lidhja nuk mund të arihet. Pra LIDHJA arihej vetëm kur bëhej NYJA, (veprimi i lidhjes përfundon me nyjen) e cila në shqip emërtohet KOMB. Për rrjedhojë, fjala lidhje = komb= nyje, dhe janë veprime të pandashme dhe nuk kanë kuptim pa njëra tjetrën. Edhe sipas trajtimit nga P.Zheji, keto fjale simbolike, shprehin te njejtin mit besimtar (që nuk do të trajtohet këtu). Fjala “nyje” eshte përdorur më vonë, në të kundërt, sot do ta emërtonim veten me të.

Pas një kohe jashtzakonisht të gjatë, kur paraardhesit tane mësuan të lidhnin, me ndihmën e nyjes sendet që i rrethonin, kuptuan se mund të bënin veprime mbi mundësitë fizike të trupit të tyre. Kjo forcë u arit me ndihmën e veglave të para të punës dhe të mbrojtjes si: çekiçi, harku, mjetet për ngritjen dhe tërheqjen e peshave, etj. që ngjalli adhurimin e tyre. Duke menduar se përmbanin një “ forcë hyjnore”, me anën e riteve te ndryshme, kërkonte ndihmën dhe mbrojtjen e tyre të përhershme .

  1. Gaetano Maria Monforte (Antichità Creche, Napoli, 1823) pohonte se: “Në rast se do të kujtohemi, pjesa më e madhe e riteve, e ceremonive që u përkisnin kulteve, e kishin origjinën e tyre nga zakonet dhe veprimtaria jetësore e njeriut”.(29)

Duke vezhguar sjelljen e zogjve dhe të kafshëve (si psh kastorit) të cilët e ndertonin foletë apo pritat ne rrjedhën e ujit, duke bashkuar barishtet dhe deget e pemëve, ata mësuan të thurnin dhe të lidhnin, duke formuar nyjet. Kjo “shpikje” e lehtësoi shumë sigurimin e ushqimit, mbulimin e trupit, ndertimin e kasolleve që zëvëndësuan shpellat dhe të gardheve për t’u mbrojtur. Për rrjedhojë, lidhja e nyjes, u vesh me një petk hyjnor.

 

Figurina, si ajo e fotos poshtë, gjënden jo rralle ne objektet arkeologjike të gadishullit tonë, ku “artistët” e lashtë kanë shprehur aritjen më të rëndesishme të botës së gjallesave : të menduarit . Në këtë periudhë, njeriu besoi ne idene e Krijuesit qiellor dhe “e lidhi” veten me të, me anën e Nyjes-hyjnore.

 

Një çast meditimi në Gadishullin pellazgjik. Kultura Pre-Cucuteni 4750-4500 pK .(30)

“ Nyja – pohon P.Zheji- është një simbol kompleks që përfshin shumë kuptime të rëndësishme, të cilat referojnë që të gjitha tek ideja e një lidhje të ngushtë, të shtrënguar …” (31) Për njeriun besimtar të parahistorisë, lidhja më e ngushtë dhe më e shtrënguar ishte ajo me Zotin, nga dëshirat e të cilit varej rregulli qiellor dhe ay tokësor. Për të siguruar këtë lidhje kryheshin rite, sakrifica dhe festa të ndryshme.

Studiuesit vënë në dukje se simboli i Nyjes-hyjnore kishte një vënd të rëndësishëm në besimin e lashtë, por pohojnë se kuptimi zanafillor i saj nuk është i qartë . Kjo vështirësi ka ardhur nga fakti se edhe në kohën e sotme, nuk njihet gjuha dhe besimi i parë i euro-afro-azisë dhe shpjegimi bëhet sipas besimit kristian . Një nga studiuesit më të mëdhenj të Kabalës (Qabbalah) në Mesjetë, Abulafia (Abraham ben Samuel Abulafia 1240-1290) zbulonte se, rruga për bashkimin me Zotin, arihej nëpërmjet “zgjidhjes së nyjeve”. (32)

 

Është shumë e rëndësishme, kur flasim për origjinën e fjalëve dhe natyrën e tyre simbolike besimtare, siç është rasti ynë, të meret parasysh periudha kohore së cilës i përket ajo. Kështu, Juan Eduardo Cirlot (fq173) shprehet se : “ (nyja) shpreh konceptin e lidhjes dhe prangosjes…Kjo është edhe arësyeja që “Flamen Dialis” (prifti në shërbim të Perëndive në Romë-shën im) i romakëve të lashtë nuk mund të mbante rroba me nyje, po ashtu sikundër as myslimanët gjatë pelegrinazhit të tyre në Mekë”. (33) Shpjegimi i domethënjes së Nyjes në besim, në të dy rastet e mësipërme, është i kohëve të vona, kur simbolet dhe mitet zanafillore janë përshtatur një teologjie të përpunuar nga filozofët e feve dhe janë shkruar në libra.

Kuptimi besimtar zanafillor, i cili është ruajtur mrekullisht në gjuhën shqipe, shpreh vetëm NJË mit: Atë “të lidhjes ” dhe jo “të çlidhjes së nyjes” . Sipas këtij miti, emri Kombi-Shqipëtar i cili shpreh një SIMBOL parahistorik, do të thotë : Popull i lidhur me Zotin, dhe ky kuptim njihej edhe në shk 19, siç e dëshmojnë dokumentet historike dhe letrare. Këtë shpjegim të Nyjes-hyjnore dhe rjedhimisht edhe të emrit të popullit tonë, e dëshmojnë objektet arkeologjike.

 

(34)

Siç vihet re mbi kokën e Zeusit, Europë (fig.1), sikurse tek Perëndia e vdekjes e Aztekëve, Meksikë (fig.2), në belin e çiftit nga Kongo, Afrikë (fig.3) dhe të Julius Çesarit, ndodhet Nyja- hyjnore dhe çuditrisht është e njejtë, me gjithëse objektet arkeologjike u pëkasin popujve të ndodhur në largësi të mëdha gjeografike dhe të ndryshëm për nga raca.

 

Në të gjitha këto raste, shprehet lidhja e pazgjidhshme me Krijuesin. Nga kjo lidhje me Zotin, ata hyjnizoheshin gjatë jetës tokësore dhe siguronin përjetësinë, mbas vdekjes, në “jetën e përtejme”.

Objektet arkeologjike dëshmojnë së në besimin e lashtë, si simbol i lidhjes me Zotin, kanë shërbyer edhe Nyjet-hyjnore të formuara nga lidhja e një shiriti, siç e shikojmë mbi kokën e Perëndeshës egjiptiane Isis (fig.1) dhe të shumë mbretërve të Euro-Afro-Azisë së lashtë, apo si amuletë e vendosur në brez tek Perëndia-shqiponjë, Horos, e quajtur “Nyja e Isisit” apo Tyet. (fig.2, 3, 4)

(35)

Gabimisht, Nyja hyjnore – Tiet, meret e ngjashme me simbolin Ankh, i cili shpreh figurën e Perëndeshës –shqiponjë tek Isisi, siç e dëshmojnë krahët e saj prej shqiponje në pikturat e mureve të piramidave . Dallimi duket që nga forma e përdorur në (fig.1poshtê) i simbolit Ankh dhe (fig.2) ai i Nyjes –hyjnore Tyet.

(36)

Objektet arkeologjike dëshmojnë se, simbolet e besimeve të reja që njohim sot, janë marrë nga simbolet parahistorike (trajtuar tek F.Demi : Emri « Jezus », « Krisht » dhe « Kryq » shpjegohen vetëm me gjuhën dhe besimin e Pellazgo-Shqipetarëve”)

Ky simbol (nyja-hyjnore), që në lashtësi zbukuronte kokat e mbretërve, për të dëshmuar natyrën hyjnore dhe rolin e ndëmjetësit me Zotit (fig.1poshtë) është ruajtur në traditën e veshjes tek arbëreshët (fig.2). Në mesjetë, Nyja-hyjnore përfaqësohet (nënkuptohet) nga dy rypat, që zbresin mbrapa kokës, si në afreskun e shekullit 13 të Papa Innocenzos III (11981216) dhe kapelja ceremoniale e Papa Pio XI, (fig. 3, 4).

 

(37) Drahma e Orodes I, Parthia ( 90–80 pK) ; Arbëreshë nga Contessa Entellina, Hora e Kuntises; Afresk  i papa Innocenzo III ; Mbulesa e kokës e papa Pio XI.

Mauro Paoletti, në librin e tij “Nyja, historia, mitologjia dhe misteret e simbolit më të lashtë të njerzimit” pohon se : Që nga koha më e herëshme, nyja është vlerësuar si simbol, duke shprehur një ide të lashtë stërgjyshore, e rrënjosur në botkuptimin njerzor dhe sidomos në shumë veprime mendore bazë të tij: ky pasqyrim është i aftë të zgjojë me shpejtësi, një mori konceptesh dhe ndjenjash. Ndoshta për këtë arësye, në çdo kulturë, nga ajo kineze, tek ajo inka, nga ajo indiane tek ajo greke, nga ajo tibetiane tek ajo egjyptiane, nyja përfshin një rol kryesor aktiv, duke i tejkaluar kufijtë gjeografik dhe ata kulturor. (38)

Nyja-hyjnore e ruajti vlerën si simbol kultik gjatë të gjithë historisë njerzore dhe vijon të admirohet në veprat letrare, si të Dante Aligerit, pikturat e Leonardo Da Vinçit, në paraqitjet grafike deri edhe në shumë ndërtime të Mesjetës (fig.1, 2 poshtë) dhe po si simbol fetar, në veshjen e ditëve të sotme tek Papa i Vatikanit dhe murgjit.(fig 3)

(39)

1.Kisha e Santa Sofia a Beneventos ndërtuar nga duka longobard– Arechi II, më 762, Itali ; 2.Lisbonë, Torre di Bèlem e skulptorit të shekullit të 16 Francisco de Arruda; Nyja e foruar në kordonin e varur në qafë tek Papa.

Gjatë historisë mijëravjeçare të popullit tonë, fjala Komb, krahas “lidhjes” besimtare me Zotin (që mbizotronte edhe në shk 19 me bindjen si “popull hyjnor”) u pasurua edhe me lidhje të tjera si:

  • Lidhja e përkatsisë ndaj një gjinie, pavarsisht emërtimeve (Iperiot/Epiriot, Ilir, Arbër/Arbëresh, Shqipetar ) në periudha të ndryshme historike apo emigrimeve në hapësira të mëdha gjeografike.
  • Lidhja me trevat natyrale, pavarsisht ndarjeve kufitare, administrative dhe politike.
  • Lidhja me prindërit dhe familjen. Studiuesi Kolë Kamsi pohon se « Dashunia për familje âsht mandej ndër ta edhe tash krejt ashtu si ish ndër kohët kreshnike t’etënvet të tyne : nji kult ». (40)
  • Lidhja gjuhësore dhe e kujtesës historike.
  • Lidhja shpirtërore me të parët e tyre nëpërmjet riteve të traditës, dhe ajo brënda etnisë nëpërmjet ligjeve të kanunit, martesave, besës, praktikimit të kumbarëve, vëllamërisë, etj.

Për zakonin e vllamërisë deri më sot dihej se kryhej vetëm nga meshkujt, por K.Kamsi, duke përshkruar traditën e arbëreshëve dëshmon se ay përfshinte çdo gjini : « Në Greci di Puglia, koloni e Capitanata-s vajzat, ndër kremte të Pashkvet, të mbledhuna çeta çeta mbas rendit shoqnuer, shkojnë në nji kodër të bukur, që gjindet n’anë të lindjes së katundit e që quhet Breggo (Bregu), për m’u bâ me shoqjashoqen, ulen në bar të njomë të livadhvet e hanë së bashku fërgesën e zakonshme. Mandej para se të ndahen për të hy në fshat i hjekun njena tjetrës nga nji fije floku prej kres, tue urue që bashkimi shpirtnuer që i bâni në kët ditë porsi motra të nji nane e të nji babe, të qindrojë për të tanë jetën. (40)

Disa nga këto “lidhje” të Kombit edhe mund të humbasin (siç janë disa raste të trishtueshme të mos trashëgimit të gjuhës shqipe tek fëmijët e emigrantëve), por përkatësia (kombësia) nuk zhduket kurrë. Arësyeja është se një nga “lidhjet” më të rëndësishme të Kombit është ajo “ e gjakut”, pra ajo e Familjes dhe e Paraardhësve nga rrjedhim, të cilët Nëna Natyrë i ka bërë të pashkëmbyeshëm. Në këtë drejtim, kemi fakte historike të shqipetaro-arbëreshëve në Helladë (Greqi), Mal të Zi, Sërbi, dhe vënde të tjera Ballkanike, në Europë e Kontinente të tjera, e deri tek Kalashët e Indisë e Pakistanit, të cilët me gjithëse kanë “humbur” gjuhën mëmë, pohojnë perkatësinë dhe origjinën e të parëve të tyre. Fakti se, me fjalën simbolike Komb, e cila shpreh « lidhjen » e pazgjidhshme me Zotin nëpërmjet « nyjes », nuk e ka emërtuar veten ndonjë popull në Botë, dëshmon rëndësinë e veçantë që ka “historia” e saj në shkencën Albanologjike dhe më gjerë. Ky emër dëshmon:

  • Se populli në gjuhën e të cilit ndodhet fjala besimtare – Nyje (Komb), e cila e emërton atë, është autori i simbolit parahistorik të Nyjes-hyjnore.
  • Se paraardhësit e shqipetarëve janë krijuesit e parë të organizimit të bashkësive fisnore .
  • Se Gjuha shqipe, e cila edhe sot e ruan formën e lashtë – KOM, ka qënë gjuha e fiseve të para europiane.
  • Origjinën zanafillore dhe vijëmsinë e pandërprerë të popullit tonë.

Si përfundim: Për, të gjitha faktet e sipërpërmëndura, fjala “Komb” nuk shpreh administrimin politik, ekonomik apo ushtarak, të qytete-shteteve të Lashtësisë dhe as Shtet-Nacionet e kohës moderne.

Kombi – është një emërtim simbolik, i krijuar në kushtet e një zhvillimi zanafillor besimtar të njeriut primitiv që ka dashur të shpreh “lidhjen” e tij me Zotin.

Kombi është një shfaqje e zhvillimit historik të shqipetaro-arbërve, ku përveç “lidhjes me Zotin”, tek popullsia arbërore, u përfshinë edhe “lidhje” të reja (me tokën, familjen, gjuhën, traditën, zakonet, etj.) që krijuan ndjenjën e “përkatësisë” dhe përcaktuan tiparet e karakterit të shqipetarëve, në dallim nga popujt e tjerë ballkanik dhe ata europian.

Kombi përfaqëson dukuri shpirtërore të popullit tonë . Të gjitha” lidhjet” e Kombit, janë në fakt lidhje shpirtërore “të njerëzve të Kombit”. Ay nuk varet nga marrëveshjet, dëshirat apo shijet (e çdo lloji) të një njëriu apo të një grupi, nisur nga kultura, nevoja ekonomike apo përkushtimi i tyre fetar (dhe çdo arësye tjetër), të cilat kanë karakter të përkohshëm apo janë të zëvëndësueshëm, siç e dëshmojnë studiuesit e shoqërisë njerzore. Kombi ka natyrë të përjetshme (sepse “lidhja më e rëndesishmja e tij është ajo e “gjakut”).

Në ditët e sotme Shteti Shqipetar nuk mund të emërohet Shteti – Komb, sepse Kombi ynë emërton edhe popullsinë që ndodhet jashtë kufijve gjeografik të Shqipërisë. Këtë emërtim Shteti do të mund ta gëzonte, vetëm po të përfshinte (së paku), trevat e regjistrave të Perandorisë Osmane .

Shteti i Republikës së Shqipërisë dhe ai i Kosovës, në fjalorin politik, pasqyrojnë PJESET e trevave autoktone, të popullsisë me kombësi shqipetare, që mbijetuan nga ngjarjet e Luftrave ballkanike, dy Luftrave Botërore dhe Luftës çfarosëse të 1999 në Kosovë.

Gjuhësisht, kur flitet për stadiumet, teatrot, skuadrat sportive të Shqipërisë dhe Kosovës, duhet të përdoret emërtimi shtetëror, kurse për veprimtari të ndryshme, të cilat do të jenë gjithpërfshirëse, duhet t’i shtohet emërtimit : histori, aktivitet, kuvend, festival, etj. edhe cilësimi “KOMBËTAR”.

Duke qënë një fakt psikologjik, gjuhësor dhe historik, vetëm i shqipëtaro-arbërve, fjala Komb nuk mund të matet “me metrin” e fjalës Shtet-Nacion dhe të çdo fjale tjetër të marrë nga gjuhët e huaja (si racë, identitet, etni, të cilat nuk shprehin tërësinë e kuptimeve që ka në gjuhën shqipe kjo fjale) apo jasht çdo llogjike njerëzore, të KRIJOHET një i ri. Sepse Kombi është “prodhim unik” (apo patent, me gjuhën moderne) i njerëzve parahistorik që krijuan idenë e Zotit .

25.01.2017

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s