Poezi nga Miltiadh Davidhi

14494842_1167911149944230_7130507001418946714_n

Poezi nga Miltiadh Davidhi

 

MUZGJE TË DASHURUAR

Muzgje me krah dallëndysheje
Të përflakura fluturojnë,
Atje, ku dielli perëndoi.
Ku mbeti e folura jote
E fundit, dielli im?Në cilën pjesë
Të muzgut tënd e të shpirtit tim?
***
Si për t’i shtuar bukurinë
E ëndrrës që le pas,vrapove në
Rrugën për te e dashura jote
Nëpër det,ku ndez flakë
Valëzat e ujit pa i djegur,
E krijon një urë të florinjtë
Me dritëza dashurie
Me tokën tënde,
Dhe në frymëmarrjen e fundit
Në perëndim.
***
Mbi çatin’ e mjegulluar të qiellit
Shtrirë janë dhe hijet e yjeve,
E kryqëzojnë si ti,si ne
Krahët,këmbët,puthjet e fatet,
E unë i lagur me lot drite
Prej syrit të largët të klithmës sate,
Pikoi i tëri mall e dhimbje,
Si perëndimi yt i kuq,
Dielli im,syri im i bukur,
***
Ndërsa hënëza ime,
Si buz’ e vogël ëndrre e dashuruar,
Me lot të kuq nëpër sy,tretet
E largohet nëpër muzg.

 

PO NJERËZIT,KUR?!

Qiellit fytyra me re
nisi t’i përskuqet
si i zënë në faj.

Gjithë natën
gjëmoi e vetëtiu
pa më të voglën mëshirë
e tani
e paska zënë turpi!

Dhe qiejt u turpëruakan
nga gabimet
e teprimet e tyre?!
Po njerëzit, njerëzit,kur?!

 

DUART

Njëra dorë ta jep, e tjetra ta mer,
E ti lëkundesh si dru i pa vlerë.

Njëra dorë të do, e tjetra të ther,
Ti si gur i përgjakur, as jep, e as mer.

Duar pa dashuri, pa dhimbje e turp,
Si thika të ftohta i të njëjtit trup.

 

SOT SKAM FJALE PER TE FOLUR

Sot skame fjale per te folur,
Kam vetem zemer te dashuruar
E buze per te puthur.

Fjalet m’i rrembyen
Zerat e te ikurve te mi,
E ritmi i levizjes se universit.

E mua me duhet
Te jetoj nder ngrica,
E te ngrohem
Me trupin tend.

Si unaze e vathe te florinjte
Do te vendos ne shpirt,
Nder veshe,
E nder gishterinj perkedheljen.

Kujdes mos me shiko ne sy,
Se kam nxehtesine e diellit
E verbohesh si rete!
Vetem puthme,puthme!

Zili le te kete hena ne qiell,
Qe me asnje yll
Nder shekuj s’le takim,
Megjithse me sy
I ha si e marre,

Dhe endrrat i shikon
E veshur me nje tis te bardhe
Velloje,si nuse.

Eshte dita e dashurise
Se vertete,
Jo e dashurise Platonike
Dhe e dashurickave.

Trupi e shpirti i te dashuruarve,
Mer formen e ylberit,
Me plot ngjyra,
E pushton globin.

Sot te gjitha puthjet
Kane formen e gonxheve
E te trendafilave te celur.

Nga aroma e tyre
Lind vetem jeta.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s