Poezi nga Safet Hyseni

safet hyseni

Poezi nga Safet Hyseni

 

Unë nuk bëra faj!

Oborrit tënd do sillem në shoqëri të yjeve deri në agim
Nëse ma ndjen hapin dhe frymën të lutem mos më shaj
Vetëm aroma që ndjej ma shëron plagën e shpirtit tim
Që të ndjej dhe me kaltërsi qielli të mbulova unë s’kam faj.

(pjesë poezie)

 

Të dua Kosovë!

Plagët shekujve t’i numërova
I mblodha në sy t’të laj gjakun
Në ballë mu bëre emër
Në zemër dashuri
Në shpirt psherëtimë
Në gjak mbiemër

I pagjumë me zjarrë në gji
Në çdo brazdë më je asht
Peizazhi yt ëndërr var në sy
Kosovë shpirt që frymon në çdo plagë
Në çdo hap ta shohë mirësinë
Të dua nuse
Më rilind bashkë me Shqipërinë
Pash perëndinë
Kosovë!

Kush tha se kam vdekur
Unë jam Dan Peci
Jam gjallë
Jam gurë
Në çdo festë valvitem i lirë
Në ngjyrë të flamurit jam shkrirë

Kosovë Dielli im
Më fal dashuri në çdo dhimbje
Shtrima dorën me merr më ngrohë
Më shtrëngo jam yt bir
Unë jam malli e ëndërr Ilirie
Ta ndjejmë përqafuar gëzimin
Pash Perëndinë,
Bëhu Zonjë
Oh një ditë
Një ditë Shqipërie
Më mbulo me Flamur
Me Flamur Dardanie.

 

Një fjalë

Më thuaj vetëm një fjalë që jep një fije shpresë
Nga buza jote të valëzoj zëri si e lumit valë
Të më freskoj trupin si e mëngjesit vesë
Ta dëgjojë çdo bjeshkë ta përcjell çdo mal

Më thuaj vetëm një fjalë të lehtë si zëri në kitarë
Të më qetësoj përkund e shpirtin t’ma ledhatoj
T’i mbyllë sytë e gjithë dëshirat lumit t’ia fal
Në gjirin tënd të dehem dhe parajsën me ty ta shijojë.

 

Më dogji malli për Ty!

Nuk u zgjova dhe as nuk lava sy
Botën kalova tërë natën për Ty
Shalova ëndrrat pritë me të zënë
Me ikë një shteg s’desha me ta lënë

Mos e ndërro udhën kot e ke
Nga aroma e këndshme e di ku je
Lule të bukura s’do të dhuroj as sot
Si buza jote e kuqe nuk gjej dot.

Mos ik nga unë mos mbaj inat
Gjithë zemrën time e ke dhuratë
Shkrepi qepallat t’i shoh aty sy
Më dogji malli zemër për Ty!

@safet.hyseni

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s