Kujtimi / Poezi nga Sinan Vaka

sinan-vaka

Poezi nga Sinan Vaka

 

Kujtimi

Rrafshinë e paanë ku gjithçka braktiset,
E dyshimi mijëzohet mbi krahë të mjerë,
Përsëri një aromë e trëndafilte ndizet,
Si përqeshje pikëlluese zemrës së djerrë.

Vetvetja kandil i zbehtë në venitje të zvargët
Që era e trishtë e përkund përhumbjes pa cak,
Unë i shtoj vajin e brejtjes me mërzi të largët
Kur të kujtoj askundit dhe ndjehem, krejt në lak.

Kujtimi që rikthen forma ndjellëse, lajkatare
Flak brenda hijes sime shpresën e mekur,
Marrëzi dëshire , rrekezë kristalore dhe asfare
Nuk i shmangem ngasjes, së gjoksit tënd të heshtur.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s