Poezi nga Hysen Grajçevci

Hysen Graqevci - 1

Poezi nga Hysen Grajçevci

 

FJALA IME…

Përtej vdekjes,
përjetuam Golgotën,
kalvarin;
prekëm dhimbjen,
tmerrin!
Në përcëllimë flakësh,
rriteshim tufaneve;
të ngrohtë, ua ndjenim
damarëve rrjedhën.
Fati ynë,
kafshatë e hidhur!
Shtatë lëkurë rrjepur.
E, shtatë të tjera,
regjur e pjekur!
Liria,
lulëkuqet ka kurorë;
rrënja,
gjakun ushqim;
diellin, dashuri.
Kosovë, ëndrra ime!
Fjala ime, e fundit: Shqipëri!

 

SOFRA E TRADHTISË!

Tretur mendimin, diku larg në dallgë,
Penelopa tjerrë pëlhurën në vekun e pritjes;
një siluetë njeriu përkundet në ashkla trapi mbi valë,
derisa tradhëtia sheshohet, në sofrën e tij!

Një “i huaj” në derë troket, zonjë!
Është “lypës”, si duket, në kohë të vonë,
leckosur e cfilitur nga lodhja,
në një kënd të kështjellës,
strehë kërkon.

Dhe porta, bujarisht,mikut iu hap,
askush “të huajn” s’e njohu,
veç Eurikleas dhe Argut,
atij qenit të vetëm plak!?

Ulërinte kështjella, brenda mureve,
“krushqit” shfaqnin manitë;
jargavitej pragu, fyhej “miku”,
pa t’zotin e shtëpisë, bëheshin llogaritë!

Kështu e kanë korbat, kur të shkelin pragun,
në skuta labirintesh mbjellin farën e keqe;
çdo gjë, që prekin helmojnë
dhe helmin e mbajnë në gjuhë nëpërke.

Radha ishte e “lypësit”, ta shtrëngojë harkun,
ta plotësojë kushtin, dasmorëve t’ua japë hakun!
Largoi leckat, veshi parzmoren,
në kokë ngjeshi plisin e pellazgut.

Tani, këtu mbrohej krenaria, kështjella, fjala;
mbi të gjitha, mbroheshin nderi dhe Itaka!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s