Poezi nga Vjollca Koni

Vjollca Koni 1

Poezi nga Vjollca Koni

 

MALLI ËSHTË ATJE…

Se malli është atje, ku nuk jam unë;
dhimbja është këtu, ku nuk je ti!
Në syrin tënd, një lot’ i vjetër;
mbi buzën time ra lot’ i ri!!

Jetojmë të ndarë, në dy botë:
Atje, ku lumturia vishet n’kostum;
këtu, shpirti vritet e thahet loti!
Kujt i përket Ti e kujt i përkas Unë!?

Mall’ i djegur, loti ujëvarë;
njė dallëndyshe, humbur n’kaltëri!…
Kur të çelë vishnja e të vijë pranvera,
aty jam Unë, aty do jesh dhe Ti!

 

DO TË JEM, KUDO, ME TY!

Sa e brishtë ndjehem, kur s’të shoh
dhe sa lutem muzgjeve gri;
mbi qerpik të mbaj, me ëndrrat,
kur hap qepallat, më ikën Ti!

Mos më ik, si i zënë në faj,
me Ty dua të jem për jetë!
Më rrëshqet faqeve loti i vakët,
si pikë-vese, mbi lule shegë.

Merr shikimin në bebëza syri,
lexo fjalën, ashtu pa kod!
Do ta ndjesh gjakun në vena,
zemra e nënës, si pulson.

Nisu, bir, n’shtegëtime të reja,
Merr’ me vete timen dashuri!
Mburojë qielli do të bëhem,
sy shqiponje, kudo t’ jesh Ti!

Lart në male, në ndonjë ograjë,
mbi një lis, a mbi ndonjë arrë,
pranë burimit, në lule bliri,
do të shfaqem, pëllumbesh’ e bardhë!

 

KUR TË LINDË DIELLI

Lotit i dorezohem me mallin për ty,
në heshtje brengosur për ata dy sy,
era turfullim, si shkarpë t’më rrëmbejë!
në puhi mëngjezi, agimit të më kthejë!

Kur të lindi dielli, të shkëlqejë mbi kodra,
kënaqu me aromë, se do çelë mimoza.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s