Poezi nga ( Hamdi) Erjon Muça

-erjon_muca_549317221

Poezi nga ( Hamdi) Erjon Muça

 

***

Qyteti shtrihet rëmujshëm,
mbështjellë nga tymi i pluhurt, gri,
katrahurë e gjithkahshme,
një tabllo e konceptuar
në më kaotiken,
të shfrenuarën, kancerogjene
parregullësi…

E njerëzit nguten,
në rrugë jetojnë në bashkësi,
shtyhen, qeshin, flasin, gëzojnë,
lëndohen, lëndojnë, ulërasin
mjerojnë, dashurohen, urrehen,
shfaqin një targjedi me maska,
e poshtë tyre ska tjetër veç
vetmi….

Nga maja e malit qeshin gjarpri dhe shqiponja,
me ndërtimet komike të njerëzimit,
pallatet shumëkatshe u bëjnë hije,
barishteve të egra që rriten pa diell,
staujave në sheshe të zymtë,
ca stolave të vetmuar nën të ndenjurat njerëzore,
që nën hije shfletojnë gazeta me lajme,
herë gëzimi e herë hidhërimi…

Qesh dhe unë nga maja e malit,
ashtu siç qeshi i sapolinduri fëmi,
më del me lot qarje kjo e qeshur,
sarkazma e ksajë bote njerëzore
tallet me ndjenjat e mia,
ashtu siç tallet me jehonat e lutjeve,
që vërdallisen dhe vdesin nën kubetë e rënda,
nën më hipokriten vetmi…

Qesh i vetëm por jo i vetmuar,
vajtimet i kam harruar me kohë,
jam larguar nga njerëzit
dhe ndihem i plotë,
edhe maskën që pata e hodha tej,
tani bukuria nuk më duhet më,
më pëlqen më tepër shëmtia reale,
po kursej mjaft energji pozitve,
që më parë më shkonin kot…

 

94

Ngrihu edhe ec: më tha,
e unë si në eksatzë ju binda,
mes të gjallëve që shihnin syshqyer,
nga përtejshmëria u riktheva,
por ata shumë shpjet vetëm
më lanë dhe u kthyen nga mrekullibërësi,
e unë i vetëm, në mes të shkretëtirës
u gjenda…

Urdhri ishte i qartë;
ka mbi dymijë vjet që vetëm eci,
as i vdekur e as i gjallë,
që ecën e ecën duke zvarritur këmbët
me qefinin e ndytë;
pak para se të vdisja
e pata larë…

Askush nuk më sheh edhe pse
në më të populluarat qytete eci,
as erën time të qelbur
ashkush nuk ndjen,
sa ulem për tu shlodhur ndodh
që dikush me zë serioz thërret:
ngrihu dhe ec..!

E unë sërish eci…,
do të doja të flisja,
por ai nuk tha: ngrihu dhe fol;
i duhej një kufomë levizëse
dhe jo një kërmë folëse…

Sa do të doja të çirresha,
por zë nuk kam,
njerëzit nuk dëgjojnë të gjallët
e jo më të duan,
të lodhin veshët me fjalët e një karkase
që po dekompozohet në këmbë,
ngadalë…

Ndaj ngrihu dhe ec: ia them edhe vetë
vetes time të vetmuar,
e eci duke mbajtur, copëzat e qefinit
që po i zhurit dielli,
ndër duar….

Ngrihu dhe ec….

 

95

Ka nxjerrë mjaft leshterikë
këtë dimër,
ky detë i paanë.
Pjesë jetësh të vdekura,
kalbura,
që për të nuk kanë më asnjë vlerë.

Me fodullëkun e dallgëve
i hedh në breg me tërfëllim.
E dallgë pas dallge
në tokë i shtyn thellë,
e më thellë.

Edhe toka nuk është më pak,
ajo ka shumë lumej nën urdhra,
ata si skllevër të bindur
mbledhin mbeturinat e tokës
dhe i shkakojnë në det, bashkë,
ujë dhe llumëra.

Një rreth vicioz
të cilit do s’i shpëtojmë.
Vdekja ushqehet me jashtëqitjet e jetës,
e ne,
me llumin e vdekjes jetojmë…

 

96

Një anije me vela
çan me shkulme shkumuese
valët e të argjendëtit det.
Nën shtytjen e furishme të erës,
vullneti dhe përqëndrimi i kapitenit
bëjnë që anija të mos shkojë,
kuturu nëpër det.

A nuk është jeta jonë
si një anije me vela,
nën mëshirën e më të tërbuarit det?!
Fatkeqësisht akoma nuk kanë lindur
detarë aq të zot,
sa ta mbajë mbi valë këtë anije,
mbi këtë det…

Jemi bashkëudhëtarë, detar amator
nën furtuna të pambarimta,
ose të ndonjë hileqareje bunacë.
E pa pasur idenë
se ku shkojmè dhe çfarë jemi,
japim zgjidhje për çdo situatë…

Vërtetë qesharake ekzistenca njerëzore,
jetë kuturu mes dallgësh të pamëshirshme,
mbi një anije që nuk shkon kurrë në mol.
Kapiteni me injorancë lundron
fodull, në paditurinë e vet universale,
habitet kur nën det,
anija përfundon…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s