Poezi nga Elona Tabaku

Elona Tabaku

Poezi nga Elona Tabaku
 
 
 
MË FAL
 
Më fal që kaq shumë të dua.
Më fal që të dhurova dashuri.
Më fal që mora ditë nga ditët e tua.
Më fal që prej meje po vuan dhe ti.
 
Më fal që zemrën ta dhurova.
Më fal që s’të plotesova çdo dëshir.
Më fal që me gjithë shpirt, të dashurova.
Më fal por s’të them dot :-Lamtumir’!
 
 
 
SHTEGËTIM MDËR VITE
 
Po të hedhësh vështrimin pas
E të mendosh për të kaluarën
Do jesh i përlotur më pas
Mall do kesh për të shkuarën.
 
Nostalgjia në shpirt do të therë
Lotët do të varen në sy
Do vajtoj zemra e mjerë
Kur t’mendosh për ne të dy.
 
Ashtu më vret dhe mua malli
Lotët vin e më varen në sy
Ngadalë shpirtin shkrumbon zjarri
Sa her që rri e mendoj për ty.
 
 
 
GJETHJA E HESHTJES
 
Ra gjethja e heshtjes së artë,
mbi stolin e shpirtit tim.
Rrjeth loti i syrit të zjarrtë,
mbi buzë, plot trishtim.
 
Udhëtojnë mendimet e mia
dhe treten nëpër bot’.
E mbytur nga merzia,
zemra qanë me lot.
 
Kalldrëmi i fortë i jetës,
m’i zbathi këmbët e mpira.
Maja e ftohtë e shigjetës,
m’i theu ëndrrat e ngrira.
 
Heshtja mbi ajër noton,
dhembja i bën shoqeri.
Ky shpirt ngadalë vajton…
Në heshtje, në vetmi.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s