Poezi nga Rami Kamberi

rami kamberi 1

Poezi nga Rami Kamberi

 

MBI SOFRËN, E LIRISË…

Derdhen lotët, sot
Mbi sofrën e lirisë, si vdekja, kur ik nga jeta
E djallet thonë, kot

Nuk na duhesh, jetë, që dridhesh nga ligësia
Pikturuar, mbi shtatin tënd, me ngjyrë fitore
Me penelat, që t’i falën, tradhtia dhe robëria

Ikje e lot, s’na duhen dot
As emra e name, nëpër shtatore, të mbetura, pa sy
Janë, si buzëqeshja e kot
Që të del nga buzët, si flaka tinëzare, për Shqipëri

Derdhën lotët, sot
Mbi sofrën liri, vdekja tmerrohet, nga jetë e hidhur
Që pinë, vetëm lot
Për “çlirimtarë”, që për flamuri, emrat i kanë lidhur.

 

I THANË, POET…

Mos vdis, i thanë, poet
Kur prangat u takuan, njëra me tjetrën
Te guri, koka ku i mbet

I shkelnin mbi gjak, të mos dukeshin poezitë
Shkruar, brenda dashurisë
Ku dukeshin, si vargmalet, dasmorë, të lirisë

Mos vdis, ishte e dyta fjalë
Kur shikimet poeti i derdhi, mbi sytë e atdheut
Tek shtatorja, unë jam gjallë.

 

ME DASHURINË, E MALËSORES…

Mbi jetën e një vdekjeje, u lidhë guximi
Me dashurinë, e malësores
Që mes rrudhave në ballë i dukej durimi
Sikur shikimet, e shtatores

Derdheshin shikimet, tej syve, që s’donin
Me lot, ta rëndonin krenarinë
Aty, mes gjaku e jete, donin, të mbaronin
Si lindjet e reja, për malësinë

Edhe fytyra i buzëqeshte, si bardhësi plisi
Mbi gjakun, e derdhur, liri
Nga shtati i njomë, që e kishte, kalitur fisi
Se si të jetohet, për Shqipëri.

 

DITË E MOTIT, DYZETETRE….

Fjalët, u lidhën nyje, si buka, nëpër fyt
Mes plisave, që i kish prangos tradhtia
Ta ndalojnë krismën, e pushkës së dytë

Që nishan, e kishte marr, të parin e fisit
Nga karpa e dytë, ku marshonte, një ushtri
T’i rreshtonte si luftëtarë, kokat e plisit
Mes të kuqve, që thoshin: ne jemi, Shqipëri

U jepnin besë, u ofronin para, u falnin liri
T’u tregonin sa pushkë, kish i pari i fisit
Nëpër kullat, që valëvitnin flamuj, kuq e zi
Siç u ka hije, besa-besë, pushkëve të plisit

Nuk folën, shumë, tradhtinë e mallkuan
Duke i kthyer sytë, kah karpa e dytë
T’i gjejnë emrat, që me besë i pranguan.

 

POETES, QË MË SFIDOI…

Mes dashurisë dhe lirisë, kishte qepur dheun
Si poeti, që rilindi, Motin e Madh
Me flakën e betejave, kur e kujtonte atdheun

Më sfidoi, me poezi
Në mes të Oeneumit, e ardhur nga Emona
Plot prush, për dashuri

Me fustanellën pellazge, shtatin veshur, ndriçoi
Si ato, të fisi Ata, kur lyrës i bien, nëpër kujtesë
Prushin e shpirtit të heshtur, nga gjumi ma zgjoi
Si flakët e janarit, si këngët e maleve, besa-besë

Kumbonte zëri, kur poezia lexohej, përplot me krenari
Me rreshtin e fundit, dije poet
Jam poetesha, që jetën e jetoj me dashuri, për Shqipëri.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s