Poezi nga Delo Isufi

delo isufi

Poezi nga Delo Isufi

 

Kjo kafkë të takon ty
(autoportret)

Kokën time mora në duar,
Doja ta dija brenda ç`kish,
O perëndi, sa e shëmtuar,
vetëm kockë,pa tru e mish.

Nga tmerri e flaka tutje,
Mu ngërdhesh me qesëndi
U rrokullis e hipi mbi supe,
Tha: Kjo kafkë të takon ty.

 

VJEN NJË DITË…

Pse vallë mbi vite ecim kot,
E nuk e dime san a kanë ikur,
Por vjen një ditë apo një mot,
Që mosha jonë do jet’ venitur.

Dhe vitet prap ashtu do ecin,
Herë të qetë e herë me vrull,
E ne, kaplen do t’u heqim,
Kurë ato të na lënë në udhë.

 

MË FAL NËNOKE

Në fshat u linda, atje në mal,
Ku bora nis me dimrin bashkë,
Por Ti nënoke, Ti më fal,
Ku më linde, aty të lash.

Aty ku u rrita me dhen’ e dhi,
Dhe librat hapja përmbi gur,
Në darkë kur kthehesha në shtëpi,
Me merrte gjumi nën një çull.

Misërnike e dhallë me vete,
Ti më vije çdo ditë në trastë,
Me ‘to unë shuaja uri dhe etje,
Me ‘to u rrita e hodha shtat.

Dhe unë larg, larg nga Ty,
Tani pi kafe dhe konjak,
Sa mire do ishte që edhe Ti,
Me mua kafen ta pije bashkë.

Të tregoje përralla si atëherë,
Me qeros e mbretër kordhëtarë,
Dhe kokën ta vija në prehër,
Flokët të më prekje ngadalë.

Pa le, në qiell sikur të të çoja,
Në ditë me shi, në re e shqotë,
E me humor të të ngacmoja,
“Ku është fshehur i madhi Zot”?!

çull- fjalë shqipe, mbulese e trashe leshi

 

VALËT E DETIT

Buzë detit, tek një bar i vjetër,
Mbuluar me dërrasa që dikur,
Tre shokë të mirë pinin kafen,
Dy nuse simpatike dhe një burrë.

Diskutonin për art’ e letërsi,
Shoku u rrëfente për jetën,
Nuset shikonin me kërshëri,
Valët e detit kur treteshin.

-Dëgjoni,-tha shoku një ditë,
Vështroni dallgët si lodrojnë,
Plot zulmë në detin e hapur,
Në breg, në hiç përfundojnë.

Dhe unë nga Ju shumë herët,
Me dallgët shok do të jem,
Kur kafen këtu ta pini,
Më bëni një zë si atëherë.

-Te dërrasat, të presim,-thoni,
Dhe unë me dallgët aty jam,
Zërin tim sërish do dëgjoni,
(Si dikur do them’ me të qeshur)
Dy “dërrasa” mangut i kam,
Një vajzë e bukur m’i ka hequr.

 

MOSHA

Pse vallë moshën e llogarisim,
Me pranverat që na shkojnë,
E pse jetën të mos e nisim,
Në atë vit kur dashurojmë?

Kur fillon e na rreh zemra,
Edhe gjumi nuk na zë,
Kur jetojmë me ankth e ëndrra,
Për të pare nesër Dikë?

Dhe të presim gjithë shpresë,
Pse s’po vjen kjo dita tjetër,
E të ngrihemi çdo mëngjes,
Më të rinj’ e më të freskët ?

Paçka se vitet do kalojnë,
E bora flokët do na zbardhë,
Kur e dimë që dashurojmë,
Moshëria vjen ngadalë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s