Poezi nga Zhaneta Barxhaj / Shkëputur nga vëllimi poetik ” Valltari pa këmbë”

zhaneta-barxhaj

Poezi nga Zhaneta Barxhaj
 
Shkëputur nga vëllimi poetik ” Valltari pa këmbë”
 
 
 
KUTIZA
 
Kutiza, vija, shkronja,
gjithfarë gjurmësh për tu gjurmëzuar.
Sa kohë i kushtojmë prerjes ?
Domethënë…
Krasitjes së imët,
me gërshërët e rënda të kopshtit,
tek na gjakosin mes-tirën…
Butësinë mes gishtave të ngecur,
të grisur e grimuar,
në të mij-tat copë, e vend, e anë…
 
 
KËRCEN
 
Ti kërceje mbi trungjet e nxirë.
Përpirë nga flokët kryeneçe,
që aty rrinin si kufoma genocidi
të dekuna e të pakalluna…
dhe ti kërceje…
Kërceje edhe mbi pellgjet,
sjellë nga përmbytja e rradhës,
duke parë pasqyrimin mbi to
si një mirazh.
Kërceje edhe atëherë,
kur rrënojat e tundje-shkundjes,
e bën dheun të shkulej…
Ti sërisht kërceje.
Kërceje…
Nuk mund ti dorëzoheshe,
çmendinës së kësaj bote.
 
 
 
SHKALAFITUR
 
Ma jep çikën…
Pjesën më të voçkël
të zhguallit tënd.
E teksa latërzyhem
nd’anë udhëve faqezeza,
të mos i cys cylat e këmbëve,
guriçkave tek hidhen.
Krahëzjerët fluturojnë tej.
Përkëtej rri e vështroj,
kalldrëmin mbuluar me pëndë.
Pendët…
Fshijnë, zhdukin, harrojnë,
gjurmët e vjetra e të reja.
Ja ! Cung ngeli mimoza e parë.
Shkalafitur nëpër duar të marra.
 
 
 
GRIPLUMBI
 
Rreze të pingulta,
mbi horizontalen perfekte qerpikore.
Hapsira rrëshirë ngjitëse zbrazen.
Pa zhurmë, pa bujë,
si zamkë ngjiten poreve të akull xhamit.
Griplumbi më mbërthen.
Më ngjesh pas murit oval,
drejtë për drejtë më ekzekuton!
 
 
 
PLLAQURITEN
 
Cikëla,
të vockëla, të imëta,
vjeshtake a vere,
rrinë e presin nëpër dritare.
I shoh tek daraviten,
pllaquriten e shpërhapen,
pentagramit të shiut të hollë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s