CIKËL POETIK NGA AGIM DESKU

Agim Desku

CIKËL POETIK NGA AGIM DESKU
 
 
 
Vdis ,që mos të kem më në mendje,
ose jeto si mbretëreshë .
 
 
 
SHËRO FJALËN
 
Edhe nëse më humbasin perënditë
Me gjuhë yjesh i fal fjalës jetën
S῾kam frikë nga asnjë fuqi djajësh
Kam frikë nga sytë kur s῾durojnë më plagë jete.
 
Rri fjalë edhe kur je e pathënë
Mos më humbas nepër këngë legjendash
Jeto për jetën që të fali atdheun e lirë
Fluturo bashkë me fluturat nëse i ke në pikturën e Mona Lizës.
 
Merrja Diellit pak ngohtësi t῾i zhdukim stuhitë e shiut
Hapi portat e ferrit dhe më nxjerr nga aty nëse ende jam
Shëro plagët titanikiane nëse ndonjëherë kanë shërim
Vdis ,që mos të kem më në mendje,ose jeto si mbretëreshë .
 
 
 
ENDEM
 
E ndjej endjen e jetës
Poshtë e lartë udhëkryqeve
Hamletiane.
 
Tragjeditë shekspiriane
Në asnjërën kohë nuk e kanë fitoren
E Pirros.
 
Jeto nëse të jetohet si Hamlet shqiptar
Guxo përmbyse Botën pse na ndau në dysh jetën.
 
Vetëm dua të protestoj si njeri i gjallë
Të tregohem së nuk jam nga frikacakët e tmerrit.
 
Deri sa bota përkëdhelet edhe nga zotat tonë
Për mua nuk qahet fare koka e dhembjeve të pafundme.
 
Dhe pa asnjë udhë ,endem jetës së bukur
Sa shtrenjtë e pagova kohën për të jetuar.
 
Guxo e rri udhëkryqeve pa plagët e jetës
E di kur proteston si para një mijë viteve të ferrit.
 
I lirë cili do të mbetemi nëse e vrasim frikën
Unë i rrefehem Diellit dhe ngritem pranë yjeve.
 
Ti zhduke edhe aromën e sëcilit trëndafil të jetës
Ndoshta kthehesh një ditë si Itaka ime e shrejntë.
 
 
 
 
MOS HARRO FJALËN
 
Në gjymës toke e ke jetën o njeri
Nëse harron fjalën e dhënë Zotit
Beso në gjuhën e fatit të lenë kujtim
Të përcjell fuqi e ëndrrës sime hyjnore.
 
Mos jeto pa gjymtyrët e fjalës
Merr ca nga ngjyrat e ylberit
Zhduke mëkatin që më fajson
Pse nuk e lash Zotin ta gjuajnë.
 
Më cakto ditën e gykimit
Nëse një ditë prap jam fajtor
Kohët i shndërroj në numra të fatit bonjak
Për fjalën e dhënë vdes për sëcilin mik.
 
Çudi si nuk ngjajnë njërëzit me njeri-tjetrin
As luleve nuk ju vie aromë e njëjtë
Dhe pse luftërat bëhen për të bukurën e shenjtë
Sa herë mbetëm mes dy zjarrëve të fjalës e Diellit.
 
 
 
MË KTHE NË NJË ÇAST VENEDIKU
 
Më kthe në një ëndërr Venediku
Ç῾fuqi më erdhi të ndaloj stuhitë
Kësaj mbrëmje trishtimi të një rrugë pakthim.
 
U groposa shtatë pashë nën tokë e shtatë në qiell
Ah,ç῾kalorës i krisur u bëra sa një shekull jetë
Dëshmitarë i kam vetëm lotët e Diellit
Në lumë pa ndalje dhe det më ikën.
 
Ju betova fjalës së dhënë
Dikur të njëjtë e kishim me shqpie e zana.
 
Nuk më mjaftoj lufta me vetëveten
Deri sa Dielli më zgjoj
Të fitoja një çast ëndrre Venedikut tim.
 
Vallë, çfarë fitova në këtë luftë të pabarabartë
Betejën për Titanikun e fitova apo e humba.
 
Nuk di pse nuk e mata vetën
A kam pakëz fuqi t῾i përballëm luftës
Të jesh a mos të jesh burr i dheut.
 
Dhe ja fjala e dhënë mbeti foto kujtim jete
Ëndrra për Venedikun u zhduk bashkë me jetën e yjeve.
 
 
 
Ç῾GJUHË KE POEZI
 
Kaq e bukur kur më je
Me thuaj poezi ç῾gjuhe ke.
 
Ç῾gjuhë perëndie emri yt mbanë
Vallë një ditë cili emër do të jetë pranë.
 
E di jetën e Ozonit të pa arrirë
Dhe Diellin që askush nuk e zë
E di dhe për ty poezi mbi cilat perëndi më je.
 
E di edhe kur falë fjalën dhe jetën
Dhe e di ti ,që askush si poeti nuk ju falë të vërtetën.
Ç῾gjuhë është me e mirë së gjuha e jetës
Ku poeti shkrihet si qiri i së vërtetës.
 
Kur ti poezi je e vetmja mike e poetit
Edhe nëse tërë bota i zhduket nga jeta
Vetëm fjala e jote rron sa yje ka qielli
Vargjet që ti fal mbeten aromë trëndafili.
 
Më duhet thënë së je fjalë e pathënë
Kush beson në këtë gjuhë perëndie
Në arrin të jetë pranë vetëm si hije.
 
E di që e kam të vështirë një ditë të ju takoj
Nuk e dua mëkatin e vargut asush të ma mallkoj
E dua lirinë ashtu siq ti ku jeton me hyjnitë
Në tokë e dua lutjen për ty dhe perënditë.
 
 
 
Ç῾MË THUA POEZI
 
Çmë thua poezi
Sa kohë më duhet të të vie tek ti
Me çfarë ta mas kohën
Me cilën muzë eci me shpejt.
 
Ma thuaj apo ta them
Me hyjnitë a vihet me lehtë
A duhet zgjedhë gjuhën e shenjtë
Ku vetëm unë e ti e dimë këtë gjuhë.
 
Besom poezi
Diellin e kam dëshmitar
Sa herë të shkruaj
Betohem në luftëtarët e lirisë.
 
Në atdheun që s῾ka faj
Pse është i ndarë në dysh shpirti
Besom edhe në vargun e mbëshhtjell
Me aromë trëndafili.
 
Kurrë nuk i harroj as dhembjet titanikiane.
 
Besom poezi ose mos më beso fare
Kur të shkruaj jam vetë Agimi
Deri sa më ngritë agu i mëngjesit.
 
Eh,kur zgjohem
Muza ikën dhe ti mbetesh
Fjala ime e shenjtë.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s