Poezi nga Marjeta Shatro

marjeta-1

Poezi nga Marjeta Shatro

 

Një gotë…

Në tryezën përballë meje, rri ti
portret i shkrirë kujtimesh pa fund
Unë, një gotë verë të bardhë mbaj në dorë
dhe shikoj kristaleve, ku lahen sytë e tu
E kthej me fund e buzëqesh
për ty është më shumë se një shëndet
Vera rrjedh në gjak damarëve të mi
e fjalët thyhen rishtas muzgjeve pa kthim.

 

Për bijtë e mi

Para se të mbyll sytë
Në gjumë të përjetshëm,
Djemve dua tu lë trashëgim
Gjithë jetën time ,ndjesitë,
Në vargje kujtim.
Si një pemë e blertë,
Të jenë vargjet e mia për ta
Të çlodhin sytë sa herë t’i lodh jeta.
Të gjejnë frymëzim për të ecur para
Si njerëz me vlera.

 

***

Prej qerpikëve të tu pikon loti,
si pikat e vesës në agim,
smeraldë shkëlqejnë sytë e tu sot
e tërheqin shikimin tim.
mes luleve të varura ti rrëzëllin,
ma ndez shpirtin flakë,
si dielli në perëndim.
vështrimi i fshehtësisë
Me drita e me hije
e bën vajzën të bjerë thellë në mendime.

 

Dlirësia e stinës

Mbrëmë qielli i pikëlluar qau,
qava edhe unë për ty!
të përlotur më zuri gjumi
përmes kopshtit me trëndafila,
ku lulet flisnin ,zgjatnin krahët,
donin të më preknin.
… dhe unë e magjepsur nga ngjyrat
mbushur me parfumin e tyre,
ëndërroja ndoshta…
buqetën më të bukur dhuruar prej zemre
dhuruar nga dlirësia e stinës.

 

Kujtime…

Shpesh harrohem shëtitjes
në kopshtin e fëmijërisë.
e kthehem trishtuar pastaj,
për gjërat e mbetura pas
të humbura vitesh të shkuara kujtime .

…ndoshta gëzimi fëmijëror mbetet peng vendlindjes
pasqyrave jetë grisur nga koha
e fshehur sot, pas një rrudhe a një thinje.

 

Rrepet

O rrepe madhështore!
Me hijeshinë tuaj më mrekulloni,
ashtu harlisur qiellit më të lartë
në shekujt e dimrave të acartë
e verës së nxehtë , vraga lashtësie.
Gjethëzat e blerta sapo kanë çelur
e myshqet kanë veshur lëvorzat.
Në degët e reja çerdhojnë jetë zogjsh
e bisedojnë ëmbël për stinën e bukur!

 

***

Në qytetin provincial të mbyt trishtimi,
në rrugët e zbrazëta ecën i vetëm,
si një shpresë e fikur, me pamje fillikate,
mbështjellë në shallin e mendimeve të largëta.

 

***

Në breg të detit dy kuaj revan,
Unë dhe ti kalorësit e përrallave
Dallgët ngrihen në mijëra stërkala
E mbeten kristalin pas jeleve të bardha.

 

Vajza diellore

Ju vajza diellore
me fustanet fluturake
udhëkryqeve shpërndani rreze drite

Ndizni zjarre djaloshare,
digjni shpirtrat e trazuar
e përflakni ngjyra dashurie.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s