Poezi nga Qemal Guri

qemal-guri

Poezi nga Qemal Guri

 

***

Jo, ti nuk je një grua e zakonshme,
Je tharmi genoz i të gjitha garve,
Relike s’mund të mbahesh, shpirtit në një qoshe,
Se je zjarr vatre vullkani prej llave.

Ti je një rrëmet që vjen me rrapëllimë,
Fluidi i gravitetit të vetë botêdisê, je,
Ti më mbyt të terin prandaj kërkoj ndihmë,
Dashurisë që më rilind çdo çast përmbi dhè.

 

SE NGA CILI SHTEG DOLE?

Se nga cili shteg dole ti në udhën time, nuk e di.
Veçse aty, kishte yjësi pafundë galaktikash, grumbuj.
Hapësira përmbi hapësira, botësi-heshtur-mrekulli,
Ku shpirti im shtrirësohet aq stërzgjatur e pa skrupuj.

Nga dole, që mi trazove qiejt sipër dhe poshtë meje,
Qiejt, ku as hiri i Zotit nuk denjon t’i shqetësojë,
Por ti, si pa t’u trembur syri, fshehur pas një rrufeje,
Më gjuan e djeg pa mëshirës që kërkon t’i gozhdojë.

A mos vallë, tani që gjete një perlë, e do për vete,
Që me të, t’i japësh nurë mrekullor ballit tënd?
Më ke ngritur peshë lartësive jashtëtokësore më trete,
Dhe trupi e as shpirti s’po më zënë vendin vend.

Ti je papritursia, që më helmove mjaltit që të buron,
Je një pulsar që po më përflakë me dritë verbuese,
Me sytë e diejve pa fund të universit më vështron,
Dhe unë, përpara teje, si përpara bukurisë shokuese.

 

O ZENITI IM I PAARRITSHËM!

Edhe dhuratat janë spontane.
Kur nuk i pret
Si vetëtimë në qiell pa re,
Behin,
Sa dritën e verbojnë
Me dritësinë e tyre.

Sonte,
Në vetullën e një vetëtime të tillë
Jam ulur
Dhe ndjehem mirë,
Në hapësirën e hepuar
Sa vetë universi
Duke puthur qerpikë misteri.

Edhe ti
Ishe një dhuratë e bukur
Si aureolat e Arktikut,
Që çelin lule ajri si vallzim ylberesh,
Por ti nuk je botësi,
Ti je ajër,
Ti nuk je melodi,
Se je vetë tingulli i akorduar,
Ti nuk je këngë
Por buza e brishtë dhe e dridhshme
Që e qanë me lot këndimin,
Ti nuk je ankth,
Je ankthimi i të gjithëve që të njohin,
Ti je e pakapshmja,
Fluidi i gjithçkaje,
Je molekula e ujit,
Je qeliza e frymës
Se vetë fryma je,
O tharmi i poezisë,
Ti vetë Muza,
Pathosi i derdhur si shi meteorësh
A shi galaktik
Dhe aspak
Poezia,
Shumë e vagullt para teje.

Unë
Nuk ngela i mahnitur
Në galaktikën tënde
O Vrimë e Zezë-bukuri- fatale,
Unë isha vetë mahnitja e pashpjegueshme
Që të vërtitej rreth si ushqim yjor
Se ti,
Tajfunisht më çmenduroje
në sjellësi rrethore gravitive.

A mund të jetë një femër kështu?
Apo ti je
Nga përtejqenia
Moj Shtojzovalle?
Edhe fjalën e kishe ndryshe,
Kozmike,
Edhe shpërthimin e kishe ndryshe,
Harmonik,
Edhe puthjen e kishe ndryshe
Të pakuptueshme, të fshehtë e vjedhacake
Butësisht përpirëse.

Ti,
Si limon të shtrydhje,
E pastaj mjaltësisht të përpije,
Në universin e ëndrrës
Ku parajsën
Kishe
Të përndritur me shtatë palë qiej;
Atje,
Ku unë s’kisha qenë asnjëherë
E s’mund të isha i kthjellët,
Në lakuriqësinë tënde pafajësore
O Zeniti im
I paarritshëm!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s