Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

17105709_1605617262800157_834227654_n

Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj
 
 
NUK ËSHTË TAMAM AJO
 
Koha s’ vlen nëse nuk e mbush me ndjesitë e mia
Unë e di mirë, ajo që unë ndjej është e padukshme
Dhe nëse për një çast përmes fjalës time bëhet e dukshme
Nuk është tamam ajo…!
 
Koha s’ vlen nëse nën hijet e së shkuarës kotem
Dhe çdo çasti nuk i vesh këmishën e magjisë
Edhe sikur në errësirën e dëshpërimit të zhytem pa e ditur se:
Nuk është tamam ajo…!
 
Koha s’ vlen nëse ylberet e passhiut s’më ndrisin
Pas çdo hidhërimi të shijshëm te dëshiroj më tepër
Ëmbëlsinë e harrrimit, dhe sydritë të shoh para duke thënë:
Nuk është tamam ajo…!
 
Koha nuk vlen nëse nuk rrjedh si lumë me dallgë
Dhe merr me vete kërcunj të zemëruar nxitimi
Dhe në secilin lot pendimi nuk shkruaj një mësim që më thotë:
Nuk është tamam ajo…!
 
Dhe nëse një çast…
Dhe nëse në një çast, koha ndalet
Do të them:
Po, ishte tamam ajo,
Jeta ime…!!!
 
 
 
HISTORIKE
 
Dua të ndodhë një ngjarje
Një histori e pabesueshme
Të përflitet nëpër kafene
Me zë të ulët…
 
Dua të të dua shumë
Aq shumë sa të mos ia pranoj vetes
Aq fort sa të më vihet bota kundër
Aq gjatë, sa të mos mjaftojë jeta…
 
Të të dua
E të druhem
Ta pranoj!
 
Ja,
Kjo dua
Të më ndodhë
Sërish, me ty!
 
 
 
JETËSORE
 
Mëngjeset janë si barku i nënës
Të rrumbullakëta, të lëmuara, plot ëndrra të fshehta
Kanë brenda tyre, shkëlqimin e yjeve dhe dritën e hënës
Dhe pikërisht, prej të dyve, vazhdon ende jeta…
 
 
 
PREKJE…
 
Më ndrin si xixëllonjë dashuria
Në rrugën e saj më fton ethshëm
Fiket e ndizet dritë e saj
Në ëndërr a realitet të prekshëm…
 
Më djeg, më ndez, më shuan
Më afron, më largon, luan
Më çmend sa s’di ku të shkoj
Të iki, të vdes apo të rroj…
 
Më ndizen të gjitha qelizat
Dhe presin në heshtje dorën tënde
T’i jeshiloje një nga një si filizat,
T’i prekë e t’i ndjejë gjer në dhembje
 
E gonxhe çelin mbi mua
Të ëmblat, buzët e tua!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s