Poezi nga Ekrem Ajruli

14141741_10207717322356696_1577657209127387315_n

Poezi nga Ekrem Ajruli

 

Biografia ime

Unë, Ekrem Ajruli një herë u linda, më tepër nuk besoj se ka nevojë. Ardhja ime në këtë botë të fëlliqur pitigonësh, ganecash, kapucarësh, laurash, ndodhi aksidentalisht, jo nga dëshira ime, por nga epshi i të tjerëve.
Unë nuk bëra kërkesë që të vij në këtë mjedis ku të zë frymën handraku. Nëse pyetni se kush jam, mos u lodhni kot;- jam një kopje e zhubravitur e maskave të shumta, që në këtë botë kanë ardhur vetëm për të harxhuar ajrin, ujin dhe bukën.
Më thanë se paskam qarë shumë kur jam lindur, vaj im i paska gëzuar pamasë ata që më pritnin me padurim të vij në këtë mjedis të përm…
-Unë qaj ata qesh.
-Çfarë ironie, ti qan ata qeshin, ti trishtohesh ata gëzohen. Nuk e dinin se vaji im ishte protestë pse erdha në këtë mjedis.
Pas ca ditësh morën vendim të më vënë edhe etiketën të cilën do ta mbaj deri në ditën e LIRISË.

Aktualisht frymoj në Tetovë.

 

SËMBIM

Sodis hënën faqendritur
Majëmalesh si vallëzon
Portreti yt sa më fanitet
Diç në zemër më sëmbon

Ndez cigaren djeg mallin
Të të shkruaj s’marr guxim
Djersë të ftohta mbulojnë ballin
Vallë ç‘është ky tundim

Ti nga Alpet gjuaj vetëtimë
Le t’më djeg t’më bëj hi
flakërima jote më jep shpirt
Si Iris mbi gur mbijë

Le t’më ndez shkreptima jote
Le të digjem porsi eshkë
Luleshpati parapë do mbijë
Pranë borës lartë në bjeshkë.

 

SHPIRTI YT

shpirti yt dashurisë i fali petale trëndafili
buzëqeshja jote m’ dhuron rreze dielli
nga kënga jote simfoni bilbili
ngjyrë deti mori edhe qielli.
portreti yt imazh pranvere
në qerpik të syrit ri varu pikturë
më fal një fjalë – aromë luleshqerre
malli për ty të mos shuhet kurrë
ah, ky malli yt shtrihet mbi qepallë
dhe në këngëgëzim në çdo hap më ndjek
një flakë e mekur nis ndizet ngadalë
në brendi të shpirtit çuditshëm më djeg
nis e rrah mendimin për të shtrejtin mallë
dua ta stolis me ngjyra ylberi
Ah, të bekuarat vijnë e shkojnë vërdallë
ikin papritur – me fluturim SKIFTERI.

 

KONKURS DHE KOKËKËRRUS

Te i pari garojnë artistët
poetët-shkrimtarët
te i dyti vrapojnë lakmitarët, beshtetarët
kapucarët, mendjevrarët.

pena jote dritëplotë
nxjerr varg të thadruar
ndaj mos humb kohë
me do vargshëmtuar

ku dinë tenjat
ç’është poezia
punë e tyre punë qoftëlargu
u ndihmoftë Perëndia

vargu yt gurgacë
lëri adërtarët o mik
poezia jote melhemfjalë
s’ke nevojë për panegjirik

mos u dëshpëro, lum miku
s’ke nevojë për stres
poetë e butaforist
nuk hynë në një thes

mik mos e ndal vargëtimin
mos ngadalëso hapin
poezia jote brerore arti
kallpazanët të rrofshin …

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s