BISEDË ME LULEN / Poezi nga Entela Kasi

entela

Poezi nga Entela Kasi

 

BISEDË ME LULEN

Për aq sa nuk mund të përmbash
Këtë fjalë nga flaka mpakur
Qan
Dhe reja qiellit bosh
Andej këndej
Bie
gjithkund pafund

Tingulli i heshtjes
E gërryen brenda gurin
Lumturisht në marrëzi vargjesh
Qetësisht larg endur
Dhe bie
andej këndej
gjithkund pafund
Gjelbëruar në çast
thellësisë pa veten

Pëshpërimat mbajnë këtë shkëmb që rëndon
Peshën e durimit

Të gjej ty në syrin e resë
Pluhur i natës mbështjellë
Mali më i lartë rënë
Në krahë zogjsh
Borës së ngrirë
Lumit kur agu lind
Zogj po bien
andej këndej
gjithkund pafund
Si dikur, tani

“ne ishulli tjetër’ (!)
Mbështjellë me erën
Mbi fletë të bardhë libri
ulet korbi dhe shkruan
‘ kurrë më’

Pranga kulprash në qelq
Ëndërr
Tingull i jetës

Myshkut, zbehtë e zverdhur
Gjethet e pikura
pemëve që bien

Koralin më të thellë ndriçon
Ky ujë i madh
trembur prej çdo pike të vetme
në tokën e humbur
Ku ti sheh ishullin tjetër
Si kujtimet
Ne , ishulli i shkretimit….

I them lules
Fjalën e pathënë të shiut
Dimri i rrëmben sythat ende të paçelur
guaskat e lagura e të mbyllura
fshehur në kufijtë e vdekjes
kjo gojë uji që derdh
dallgë që rrëmben trup edhe asht të pafaj
gjurmëve të pikëllimit

Nëse nuk ndalem, një pasqyrë është ajo
në botën time të çudirave
Një thërrmijë parajse e humbur
Në sytë e tu rrëzuar në lëkurë bryme
E akullt skulpturës mbetur
e ngrirë ditës
Dhe bie
Në të njëjtën tokë
Dhe mbjell një tjetër lule dëshpërimi
Sikur të mund të vinte era
Dhe ta bënte
Një poezi
Ose shpëtim

Kështu ta thashë gjithçka
Zhveshur hirit,
Kur ti flet dhe pranon
Dashurinë dhe vdekjen njëlloj
Fillimin e çdo bote dhe gjithë botëve të fshehta
Tash,
Nuk po mundem ta di
Nëse shkrimi nuk do të ekzistonte
A do të isha ende një grua?
Pa frikë, lumturisht, grua?!

Kështu, ta shkrova çdo fjalë
çdo tingull të qetësisë
Me pikën e vetme të ujit

A do mund të kishe mbetur lule?!
E pa mërzi e pa marrëzi?!
Këngë e zjarr i largët
I pa mbërritshëm

Kështu ta nisa ty çdo formë reje
çdo ngjyrë të këtij ylberi
çdo peshë të rërës, tokës dhe gurit
çdo bimë
Dhe krejt vetmia
E fjalëve
Mbeti
Pa mua
Një poezi….

13 Nëntor 2009

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s