Poezi nga Diana Zhiti

diana-zhiti

Poezi nga Diana Zhiti

 

Erdhi pranvera

Gjithësia filloi të zgjohet me ritme të shpejta,
shpërthen sythat,në petale plotë aromë ,
pemët lakuriqe vrullshëm mbulon gjethja,
bilbili ëmbël, pllajës së gjelbër këndon.

Ç’pate ti moj zëmërushe që tundohesh?
Diçka folëm dhe ti vetë më ke premtuar,
tash’ të flas e ti çaprazçe zëmërohesh ;
“Folmë për pranverën,se s’kam për të kunduar”

Ne,at’here,thamë t’i bojkotojmë pranverat
dhe sëbashku ,kujtova se ramē në kompromis.
Tashti më thua se,”s’vdesin kur do ti ,zëmrat,
por heshtja ,se nuk desha mē shumë të të mërzis”

Ç’të ka zënë që reagon moj e çartuar ?
Ti ke qënë gjithmonë e urtë dhe e paqēsore.
Tashti thua se:”si shumë të kam dëgjuar ,
shiko, jam pranvera,e bardhë si lulebore”

Më hëngri në besë një copë mish,
që nënë hi , shumë thellë kisha mbuluar ,
pranverën, përbrënda më solli papritur sërish’
prej bukurisë së sajë kaq shumë jam befasuar.

 

Quam të marrë

Ti po të duash quam tē marrë
fundja fare, ç’është marrëzia?
Njeriu në formēn e tij më real,
maskë e hedhur tej hipokrizia.

Nëse dashuroj me kaq ziarr,
ç’të keqe i solli njeriut dashuria?
Pa të,je i vdekur,i pakallur në varr,
pa ditur se c’është në thelb lumturia.

Shpirti si det i dalldisur shkumëzon.
Si mund të jetosh me njē det të shterur ?
Aty Dielli i përflakur në krahët e tij më fton,
të pijë të gjithë detin me fund, çmëndurisht i dehur.

Do t’a puth , në ziarrin tim ta bëj shkrrumb.
A thua, se dhe puthja ēshtë mëkat?
At’here hallall i qoftë, po ia jap lumë .
Në u diegsha ne flakët e ferrit , quam të pafat .

 

Më jep duart

Eeejj!!!
A ka njerëz këtu të më dëgjojnë ?!!!
Zgjati duart e kap duart e mia ,
të shpresës , të ëndrrës ,
që pamë në errësirën e viteve
të humbura që shkojnë.
Jepi me zërin tënd të bukur iso këngës.

Zgjou vëlla !!!!
Hidh tej çarçafin e frikës .
A nuk e sheh se po vdes pak e nga pak
i shtrirë në shtratin e vdekjes ,
me gojën mbyllur me maskën e oksigjenit
që rrjedh me pikatore ?!!!
Më jep duart të kapemi fort ,të rendim në drejtim të dritës.

Ej……mik!!!
Eja të kthejmë në rrebesh retë e zeza.
Të bëhemi lumë vërrshëtor,
gurët e shpirtit të heqim nga vetja ,
fatin tonë të mos ketë në dore
asnjë perandor.

Iu nënat !!!
Boll qatë , pastroni udhën nga do të kthehen dallëndyshet,
Iu vajzat zjarrin e rinisë të vloje ,
bëni karrnavalen në mes të sheshit të xhvishet
në botën pa kthim të djajve të shkojë.

 

Këtu vera nuk arrin

Një rreze e bukur më zgjoi herët me ledhatime të ngrohta .
Dritaren hapi shkujdesur një zog gjithë shënd e verë.
Megjithese dimërat këtu janë shumë të ftohta,
si sot , buzëqesh e hap krahët duke pushtuar retë një Diell.

Nuk vonoi shumë .
Retë u dyndën në çast si për të thënë se dimri s’ është larguar .
Një fiollë shiu me grimca dëbore si flutura bien e shkrihen në barin lagur.
Të gjithë zogjtë u zhdukën e kënga gazmore ka pushuar ,
currilat e strehëve prej ngricës , pikë loti kristalur.

He…. Dreq .
E kush u mat me dimrin që të matet një Diell
e ca zogj të veckël krahëprerë?!!!
A nuk sheh lakuriqësinë e natyrës e retë e zymta në qiell ?
Këtu në fund të botës nuk arrin të vijë asnjëherë një verë.

E jo……
Nuk e lë këtë dimër të zgërdhiet pas xhamit fitimtar
ndaj dola e yryshtin mora shpejt.
Mora , çdo gjë që më doli përpara , zvarrë
Veç rend , rend në atë shtërngatë që derdh shi me gjyma mbi det.

 

Lodër me zjarrin

Vërtetë kjo heshtje është torturuese
thuaj një fjalë dhe do të shkrihem si bora ,
vure shkrepsen dhe pa u ndierë u zhduke
nuk pe si digjem në ato flakë e gjora.

Ndoshta po luan si luhet me ziarrin
e ndez, e fik saherë të kujtohet,
e s,do ta dishë si tretem prej mallit
të dëgjoj zërin kur fle e kur zgjohem.

Ndoshta je ëndërr e largët,e paprekshme
veçse më bën të qaj e të qesh njëherësh.
Çdo gjë që kam pasur ka qënë e vdekshme
s’qe thënë që të kisha njohur më herët.

Eja ngadalë në ëndërr i heshtur
në krahët e tu qerpikët si ëngjëll ti mbyll,
në më dëgjofsh të qaj duke qeshur
do t’jesh ti shndërruar në yll.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s