Poezi nga Miltiadh Davidhi

miltiadh

Poezi nga Miltiadh Davidhi

 

E DIELA
Këtu në Salerno e diela është e diel
Gjumashe.
Rrugicat e shpirtrave,
Pemët gjethegjelbra
Të mendimeve, makinat e shumta
Të dëshirave,
E lodrat e fëmijëve
Ende të përgjumura flenë,
Megjithëse është mesditë.
Me ne mbi shtretër gjethesh e lulesh
Fle dhe era.
Vetëm ëndrrat, ëndrrat
Si sy të kaltër të qiejve rrinë zgjuar.

 

DRITA

…E bardhë dhe e bukur
me plot dashuri
me yllin e vet në një përqafim
të përjetshëm.
Më kot thonë se janë të shkurtëra
përqafimet.

E unë krahët
e puthjen s’ia shikoj,
por shëmbëllen me një grua
të zjarrtë që digjet
nëpë flakë dashurie me yllin e vet.

Dhe ylli sa vjen e më i bukur
bëhet natën.Mrekullohem
në këtë mahnitje bukurie
pa mundur kurrë ta prek.

Largësia është një vijë shikimi
që e mbërrij sa hap e mbyll sytë,
por vetëm me sytë e shpirtit.
E ata të dy kështu jetojnë shekujt,
e drita lind e vdes vetëm me një yll
atje, në shtëpinë e ëndrrave
të tyre në qiell.

E shpirti im kthehet në një psherëtim.
Këtu në tokë
drita e dashurisë,sa vjen e më shumë
po zbehet e ftohet,
e po i ngjan dhimbjes së një flake qiriri
që tretet e shuhet mbi qivure të vdekur.

E drita e bardhë dhe e bukur
me plot dashuri sërish mbështjell yllin e vet
në një dashuri që s’e shuan dot
era e kohës që iku,
e as tufanet e shekujve që vijnë,

e ajo na dërgon mesazh ta ndjekim
këtë,
ujëvarë drite e dashurie dhe këtu,
në parajsën e tokës së gjalli.

Çdo ditë që lind
le të jetë për ne një yll dashurie
përqafuar me dritën e vet.

 

KUR ECTE PERMBI BAR

Tani renkon e pajete
dhe e thare
nje bukuri qe te vdiste
kur ecte permbi bar
dhe tretet
ne shi
ne ere
e ne balte
ajo pjese trupi
qe braktise nje nate
e me tjeter lekure
plot diamante drite
mbi gjembat
e dhimbjeve te mia ike.

 

LULET

Lulet i falen arome
gjithe pyllit
e une u shtriva i dehur
mbi kurora endrrash
i shpuar nga hala
kujtimesh
ti s’ma fale
aromen tende
si lulet.

 

SHËTITJE

Me blu të errët,si tis nate
mbulova hapësirën e qiellit dhe malet.

Pastaj e kuptova që ishte një mbrëmje
e padëshirueshme në terr,
e vendosa pafundësi sysh të bukur
e një buzë të qeshur drite,diku
në hapësirën e ftohtë
të dashurisë së tij.

Më pas pikturova rrugët,trenat,
makinat e pemët këtu në tokë,
por shpirtin
s’ua pikturova dot.

Dhe lëshova këpucët e mia
me numër 41 të ecnin.Ah,se harrova
në veshët e kokave të lidhëseve
mora zhurmat e mbrëmjes e shëtita
në trotuare ëndrrash.

Shëtitje të tilla u japin jetë
dhe përjetësisë së mendimeve të njeriut,
për dashurinë,

të bukurën,dritën e Universin.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s