Gjithëshekujsh
Jeta ime është një vijë imagjinare
gjurmëhije mbetur kulmesh largësi
shenjat harruar sfondesh të padukshme
pentagrame notash
dhe tinguj të pafund shpirtit harmoni.
Bota ime është një pemë e varur qiellit
rrënjëzuar thellë në hapësirë
harlisur krahët degë galaktikash
e petalet ngjyer
në zemra yjësish.
Bota ime jam unë
ulur aty,
në karriken e vetmuar të mendimeve
shndërruar në puhizë e ndjesisë mbrëmje,
që ëndrrat ledhaton me reflekse hëne
herë valë e qetë ledhatuar nga bregu
herë dallgë deti përplasur furishëm
…etur
brigjeve të tretur
endur në përflakje perëndimi
skajeve më të fundit
përkundur horizonteve
agimeve të amshimit
feksur fëmijë gjithëshekujsh.
Julja
Poezi nga Juljana Mehmeti