Politikanë, nëse atij vendi nuk i bëni dot ndryshime, mos i sillni më shkatërrime / Nga Kastriot Malo, gazetar

Politikanë, nëse atij vendi nuk i bëni dot ndryshime, mos i sillni më shkatërrime

 

17103791_1864656327112172_5495908756398923181_n

Nga Kastriot Malo, gazetar

Që politika po përjeton ethet e fushatës elektorale, kjo tashmë dihet, por strategjia që kanë zgjedhur dy partitë e mëdha është aq sa banale, po aq edhe absurde. Kampi blu mbas një dremitje disa vjeçare ndryshon seli duke u vendosur në një çadër dhe prej andej lëshon kërkesa të ndryshme. Nga ana tjetër Rilindasit marrin po këtë virus, ngrejnë të tjera çadra, ku mbledhin firma për Vetingun, për të cilin më përpara kishin preferuar heshtjen. Ndërkohë LSI, në hije vazhdon të rekurtoje me vende pune anëtarë të rinj. Disa heronj të vetëshpallur shkojnë më tej duke bërë një krahasim me Rumaninë, duke harruar që protestuesit aty nuk e dogjën dhe plaçkitën asnjëherë vendin e tyre, ndërkohë që kërkesat e tyre jane bashkëkohore. Le të mos harrojmë që vendi ynë është shkatërruar katër herë këto 25 vjetët e fundit, më rëndë në vitin e “luftës së yjeve” 97. Me pak fjalë pjesa e mbetur në vend është e lodhur e dërrmuar nga protestat pa sens. “Heronjtë” shkojnë edhe më tej duke i ofenduar shqiptarët, si popull indiferent, pa kuptuar që problemi janë ata dhe elektorati, si brenda dhe jashtë ka humbur besimin tek kjo klasë politike. Edhe në këto zgjedhje do të lodhemi duke parë koferencat për shtyp të kryetarit të komisjonit të zgjedhjeve, ndersa Veting që për mua në praktikë është i pa realizueshëm do të mbetet një utopi. Pjesëmarrja e emigrantëve në zgjedhje, mos kandidimi i një deputeti më shume se dy legjislatura, si dhe ndalimi i kalimit të tyre majtas – djathtas, do të jenë me siguri elementet më të dobishem për vendin.

Politikanë nëse nuk kini mundësi atij vendi ti bëni ndyshime, mos i sillni më shkatërrime.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s