Poezi nga Vjollca Ajasllari – Koni
LOTË PRANVERE…
Copat e reve kanë arnuar qiellin;
diku të bardha, diku ngjyer në gri.
Aty te ti, syrin ka hapur dielli;
këtu tek unë, ka filluar shi…
Nga puhi e lagur, si shami mbi flokë,
pikojnë sythet e pemëve, në blerim.
Një ndienjë e trazuar më përshkoi shpirtin,
loti-pranverë, preku syrin tim!…




























Leave a Reply