FËMIJËT E MI SOT MË KUJTUAN ( Mysafirët e ”harruar” ) / Nga: Kristina Dojçe

FËMIJËT E MI SOT MË KUJTUAN

Mysafirët e ”harruar”

Nga: Kristina Dojçe

Ishin kohë të bukura, mbushur me emocione që iknin e vinin sakaq, duke spërkatur me parfum ndjesishë të holla ndjeshmërinë tonë ndaj një realiteti të dyzuar, i cili na ofronte gjithëherë befasime.
Kam festuar shumë shtatë marse, po atë të atij viti të largët, në atë qytet nuk do ta harroj kurrë.
Bashkë me emocionet e kthimit të kësaj kujtese, më gjallon dhe një tik ndjeshmërie, duke më kujtuar se ne njerëzit që kemi një farë përgjegjësie në shoqëri, siç kisha unë në atë kohë, duhet të jemi tepër të saktë e të motivuar nga një humanizëm i thellë në punën tonë, në gjithçka që themi dhe bëjmë…
Marsi i atij viti erdhi dhe me një shpërthim të beftë, dehës dhe çaramtosës të natyrës, e cila sikur qe çmendur nga magjia e luleve dhe e një gjelbërimi shpërthyes, që të ngjallte në shpirt meldoitë pranverore të një kohe pa kthim…
Ishte hera e parë që do të festohej në një mënyrë të veçantë, në mënyrë të organizuar në klasa dhe grupe nxënësish.
Nxënësit do të bënin vizita e do shkonin tek mësuesit me dhurata edhe në shtëpitë e tyre.Nga çdo klasë zgjidhej një delegacion…kështu quhej grupi i fëmijëve.
Unë isha drejtoreshë e nuk kisha klase në kujdestari, pra nuk do më vinte delegacion. U mërzita pak…jo për dhuratën, po për gëzimin që po humbisja një mundësi që të kisha në shtëpinë time edhe nxënës, krahas të dashurve të mi.
U festua në shkollë shume bukur, mora edhe buqeta me lule, po më ishte ngulur në mendje, pse nuk do më vinin nxënës në shtëpi…se secili kishte një mësuese…
Si gjithmonë, unë dhe punonjësja e pastrimit largoheshim të fundit nga shkolla, pasi sigurohesha që gjithçka ishte në rregull.
Duke ikur për në shtëpi, ndjeva që disa hapa ishin prapa meje…kthehem e shoh dy nxënës…
-Gëzuar drejtoreshë!
I përaqafova fort dhe u thashë të vinin me mua në shtëpinë time.
-Jo, më thanë njëzëri.
Mbeta si e ngrirë, nuk po kuptoja ”psenë”.
Në fytyrat e tyre sikur qe varur mjegulla, e trishtë dhe e zymtë, e trashë dhe kërcënuese, ndaj aiatamë kot rrekeshin që ta fshihnin këtë prani të trishtë. Sytë e tyre të thellë e të hequr, që iu përshkoheshin nga rrudha të imëta e të valëzuara, më kot tentonin t’i iknin këtij shqetësimi. Çfarë fshihte vallë nën ato qerpik të rrëzuar, ku bridhnin hije vetmitare?!
-Ne jemi ”EVGJITË”…dhe në asnjë ”delegacion nuk na caktuan”.
Mbeta e shtangur. Nuk e kam ndier veten më ngushtë ndonjëhere, edhe kur jam përballur me provime të vështura e probleme tepër serioze për të zgjidhur.
Ç’të bëja?! Çfarë tu thosha këtyre fëmijëve?!
Befas diç më shkrepi në tru dhe një fill drite ndriçoi këtë situatë të sikletshme…
-Dëgjoni këtu more xhanë! Është i gjithi faj im!
Ata po më vështronin si trumcakë të trembur etë hutuar.
-Faji i juaj drejtoreshë?!
-Po, po, faji im.
-Po si qënka faji juaj?!
Po ja… ju jeni caktuar të vinin në shtëpinë time, por unë harrakatja kam harruar t’iu them. Nuk ia fal vetes. Ejani, ejani, vogëlushët e mi!
Nuk e di në e besuan apo jo fëmijët këtë variant të sajuar nga fantazia ime, por di se i mori në krahë dhe duke i përqafuar, sikur të ishin fëmijët e mi, vajtëm në shtëpi.
Në shtëpi na priste një atmosferë vërtet festive, pasi isha përgattitur për festën dhe gjithçka shkëlqente, në vendin e vet dhe në dispozicion të arëgtimit të asaj dite të veçantë.
I qerasa me gjithë të mirat dhe herë pas here ngrihesha e I përqafoja me gëzim e dashuri; mezi i mbaja lotët nga emocionet e një mallëngjimi të beftë…
Prap e kisha një si mërzitje të vogël, që i kishim “harruar” ata fëmijë të mrekullueshëm, po gëzimi që i tashmë ndodheshin “mysafirë” në shtëpi dhe mora prej tyre atë urim ishte i madh.
Në shtëpi ishte një festë e vertetë….me fëmijët, nipërit, të gjithë të dashurit…
Fëmijët “me ngjyrë” u kënaqën shumë, u shkrinë e u bënë njësh me ambientin festiv familjar, duke ngrënë, pirë dhe kënduar, sikur të ishin në shtëpinë e tyre.
Por nuk ia falja vetes që ne i kishim harruar ata; fakti se mos në mënyrë të pavetëdijshme, i kishim paragjykuar për shkak të ngjyrës së errët të lëkurës, më gërryente nga brenda si turjelë.
Ende sot mendoj për përgjegjësinë e atyre çasteve, ku unë si drejtuese duhet të shfaqja jo vetëm anën time si njeri me vlera humane e virtyte të qnëdrueshme njerëzore, por dhe të shkollës si vatër dije dhe edukimi, ku dallimet që burojnë nga lëkura dhe nga të gjitha hierarkitë e tjera shoqërore e kulturore janë të ndaluara. Në thelb kjo ishte dhe mbetet natyra ime e vërtetë, ndaj në këtë gjest, me këta fëmijë me ngjyrë, unë nuk luaja askënd përveç vetveten.
Pasi përcolla fëmijët vizitorë, ndieva një si lehtësim dhe sytë m’u rrëmbushën nga lotët. Ndihesha e emocionuar, si një tel kitare i kurdisur për jone kënge dhe melodishë të pafundme…
Pas dy orësh, dëgjohet një trokitje e fortë…
Shtëpinë e kisha me oborr…dhe dera ishte krejt e hapur…
Dola por ç’të shihja! Nuk e di e nuk e mbaj mend saktë…po ishin më shumë se 50 fëmijë…e të gjithë evgjitë…(më falni për këtë fjalë, por e kam thjeshtë për t’i dalluar nga të tjerët) e nuk i nxinte shtëpia dhe oborri…në dorë një dhuratë: dy gota, kupa të kristalta, të cilat i ruaj edhe sot si kujtimi më i bukur i një dashurie të vërtetë mësues-nxënës…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s