Poezi nga Anila Kruti

Poezi nga Anila Kruti
 
 
E bardha e ditës
 
Nga cipa e natës.
Në agim …
Në shtegun e ditës
lidh syrin e diellit .
Me gishta të bardha vizatoj botën e vogël, që brenda meje rreh .
Jetë …
Frymen e tokës e kam mbi kraharor
Djeg ..
ty nëpër gishtat e mi
Të përpij …
Jashtë retinës sime bota gërmadhë
Vdes. .
Jam unë,
e bardha e ditës, që nëpër qiell vizatoj re.
Në shtratin e marsit mbi një ëndërr ,
rrëshqas.
Bie,
mbi duart e tua,
Fle…
 
 
***
 
Ti je si puhizë pylli
mikja ime e mirë.
Në pragun tënd trokëllijnë kuaj me ëndrra.
Andaj, nuk të ze më gjumi në shtratin e marsit.
 
(Idës..)
 
 
Mars me kuaj hëne
 
Mars me kuaj hëne
më aviten në mendim.
Lira e Orfeu këndon në pyll.
U penguan,
ranë në zgjimin tim…
Marsit të ri …stinës së re …!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s