Poezi nga Valbona Prendaj Marku
Grua !
Sot nuk them dot Gëzuar !
Ta marrë djalli s’ ndryshova kurrë
Asnjëherë nuk e kam metabolizuar
Frazën maskiliste, “Grua si burrë”
Sot të gjithë bashkë në urim
Për inerci, dikush me gjithë zemër
Vorbullës së tij më përpin
Hendek i universit mashkull-femër ..
Bermude që zhduk e ndan në infinit
Dhe pse prej tyre ushqehet jeta
Sot do kujtoja gra, që nuk njohën limit
“Grua si grua, ” Gra të vërteta!!! “




























Leave a Reply