Poezi nga Hasije Selishta Kryeziu
Për parajsë jam vonuar
Rritën tënde s’ pashë
Por e ndjej belbëzimin tend
Se si me afrohet
Me trupin prej engjulli
Duke ikur nga shtrëngata
Hadi
Ashtu e buzëqeshur
Himnin shushurimë pagëzon
S’ta ndjeva gëzimin
Ike pa u ngushëlluar nga vaji
Je rritur
Ndoshta edhe dashuruar
Përgatis pajën tënde
Për fejesë
Me gershetin fije- fije
Qëndis lule
Kam mall të vij tek ti
Në dasmën tënde
Valësin me engjuj
Të ik prej korbit që me nxinë sytë
Besova në ditën e madhe
Do të vinte shpejt
Të më prisje duar hapur
Apo ndoshta për parajsë jam vonuar.