Poezi nga Alketa Stefania Caca

Poezi nga Alketa Stefania Caca

 

NJË TITULL PËR KËTË POEZI…

Mund, të ankohemi,
ne jemi dy pika,
në dy qiej të pagjumë,
në dy gjysma zemre.

Mund të bërtasim,
e rrotullohemi në tru,
nga uria e psherëtimave,
të shtrydhim dhimbjen e bukurisë.

Mund të çmendemi,
të kapim pëllumba në ajër,
ti,si maji i lindjes,
unë, si vjeshta që më fshik buzët.

AS.C
11:50’/10/3/2017
Melbourne

 

GRUA, NUR I PERËNDIVE

Pranverë e bukur je ti grua,
e fortë e plot gjallëri,
si një karusel i madh a si krua
që botën e mëkon me gji.

Grua je dhimbja e ngazëllyer,
je deti me vdekjen në gji,
ti erërat nga gjumi i zgjon,
dhe pemët i lëkund veç ti.

Ti yjet shpërthen, lind diellin,
than acarin dhe mjegullën e tret,
në kodrat e shpirtit tënd, pafund,
dashurinë e shtrin si një vresht.

ç’të them për ty tjetër, o Grua?
Je kënga e shenjtë, gurrë bukurish
ngushëllimi i çdo stine, filluar me ninulla
ti nur i bekuar i perëndish.

AS.C
8/3/2016/Melbourne

 

KOHË PËR PUTHJE…?

Erdhi dhurata që prisja,
mbështjellë me letër pishe,
pulla e postimit e pikturuar,
me gjurmë këmbësh.

Brenda ka një karficë flokësh,
gjysma argjend,
gjysma tjetër prej gishtash
dhe, një lodër e vjetër druri.

Ka një pendë dallëndyshe,
ca fije enkas të shkëputura,
lyer me ngjyrën e syve,
buzëve të mia, të lidhura nyje.

Në një filxhan të thurur,
nga dromca qumështi,
ora jote e dorës pa akrepa,
mbuluar me shallin e gushës.

Nën kumbonzën e kristaltë,
kishte të fshehur letrën,
të shkruar nxituar,
me fjalë cimbithëse…

E dashur,
do të puth,
kur të kem kohë…

AS.C
Melbourne

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s