Shqipëria, nga një art zyrtar tek tjetri ( Në Marsejë të Francës, një ekspozitë dëfton tranzicionin nga realizmi socialist tek gjenerata aktuale e Kryeministrit, plasticienit, Edi Rama. Një reportazh nga gazeta Le Monde ) / Nga: Emmanuelle Lequeux

Shqipëria, nga një art zyrtar tek tjetri

Në Marsejë të Francës, një ekspozitë dëfton tranzicionin nga realizmi socialist tek gjenerata aktuale e Kryeministrit, plasticienit, Edi Rama. Një reportazh nga gazeta Le Monde.

Nga:  Emmanuelle Lequeux

Njëzet e pesë vjet pas rrëzimit të diktaturës komuniste, rrugët e Tiranës janë ende të trishtuara. Dhe pastaj, papritmas, në kthesë të një lagje në periferi, përmbytur nga automjetet me naftë, shpërthejnë ngjyrat. Variacione të ylberit, gjeometri iluzioniste, parullat enigmatike… Këto fasada të ngyrosura e kryejnë gëzueshëm rolin e tyre mbi kryeqytetin shqiptar.

Vepra të ndonjë artisti të rrugës, prej vendit? Aspak: Olafur Eliasson, Dominique Gonzales-Foerster ose Rirkrit Tiravanija, plasticienët më të famshëm, kanë lënë takim për të bërë të ngjallen këto “mure të pjekur”.

Takime të çuditshme të përmasave të tilla? Ata i janë përgjigjur ftesës së ish-kryebashkiakut, Edi Rama, 52 vjeç. Plasticien- po, plasticien! – Ndër më të frymëzuarit e gjeneratës së tij, ai është, gjithashtu, që nga viti 2013, Kryeministër i vendit të tij prej 3 milion banorësh, ngjeshur midis Greqisë dhe Malit të Zi.

Por, të besosh prej gjithë kësaj se ai e ka bërë Shqipërinë një parajsë për artistët … brezi i ri nuk e gëlltit dot këtë. Të ftuar nga MuCEM i Marseille-ës për një ekspozitë – të përbashkët (hapur deri më 2 janar 2017-, ky brez vendos një sy ngjashëm kritik mbi kohën e vet të tanishme, paksa të magjepsur, njëlloj si me atë ndaj kohës së diktaturës shumë të egër të Enver Hoxhës.

Një gjysmë shekulli, apo përafërsisht aq, përgjatë të cilit çdo artist (sikur secili qytetar), i cili guxonte të ngrejë prej vetullës një fije skepticizëm, ka përfunduar në katakombet e regjimit.

Të vendosur në rrugën solemne qendrore, të rrahur dikur nga këmbët e paradave ushtarake, sot nga kuriozët e shfrenuar, Galeria Kombëtare e Arteve ta risjell atë epokë të quajtur me mirëdashje “Drita e partisë”. E vetja dogmë prej të cilës më pas do të mund të shërbeheshin piktorët dhe skulptorët: realizmi socialist.

Proletarët e madhërishëm të gjendur në nxehtësinë e veprimit të tyre dhe të çelikut, punonjësit të lumtur me ngritjen e një dige hidrocentrali, shikimi drejt së ardhmes, siluetë e mrekulluar nga poshtë-lart … E pamundur, për drejtorin e muzeut, Artan Shabani, të braktisë këto telajo të shpërpjesëtuara në pluhurin e magazinave. «Ne nuk duhet të fshehim historinë tonë», argumenton ai. «Na duhet ta përvetësojmë, kjo është thelbësore për të ndërtuar të ardhmen».

Show politik

Kjo imagjinatë kolektive ende i tmerron artistët e rinj të lindur me demokracinë. Po kështu, edhe atë të piktorit Enkelejd Zonja, i cili kristalizon në punishten e tij të vogël, kujtimet e tij të fëmijërisë kur militonte tek pionierët, vetëm pak para rrëzimit të regjimit. Në telajot e tij me ngjyra gjaku, të vegjël të indoktrinuar, me shall të kuq në qafë, duket sikurse janë të sakrifikuar për kombin.

«Këto imazhe janë për mua diçka në mes të ankthit dhe halucinacioneve, unë nuk i kontrolloj ato, por puna ime është që të pyes veten se çfarë mund të jetë e ardhmja e tyre», përmbledh ai mendimin e tij.

Kjo punë mendore, muzeumet, qendrat e artit apo galeritë e Shqipërisë janë shumë të rralla për ta inkurajuar me të vërtetë.

«Ministria e Kulturës dhe Bashkia janë të interesuar në ngjarjet e mëdha, dhe jo për krijimin e një ekosistemi artistik», psherëtin Valentina Koça, e cila hoqi dorë nga piktura për të mbrojtur figurantët e saj në galerinë e quajtur Zeta.

Fshehur në një kat të një qendre tregtare, ajo është që prej dhjetë vitesh një nga pikat e vetme të tubimit të skenës së re. «Ne gjithmonë besojmë se kjo do të përmirësohet, por gjithçka ndodh kaq ngadalë … »

Sa për koleksionistët, shumë të paktë në numër, ata kryesisht mbesin nën magjinë e realizmit me salcë sovjetike. Atëherë, pse të qëndrojmë?

«Ne nuk duam që të shkojmë për t’u larguar, por të ndërtojmë dhe të qëndrojmë të lidhur me vendin tonë, thotë galeristja. Këtu, të paktën, ne kemi lirinë për të bërë atë që duam, dhe ky qytet është shumë frymëzues, ai ndryshon gjatë gjithë kohës. »

Shembuj të këtyre ndryshimeve të fundit- qendra kureshtare e artit e quajtur COD, të cilën Edi Rama e instaloi në vitin 2015 në katin përdhes të zyrës së tij në kryeministri. Hyrja është shënuar nga një tendë ndriçuese prej Philippe Parreno, një tjetër yll ndërkombëtar.

Por «Edi Rama bën kryesisht- mbi të gjitha show politik, ai nuk ka asnjë strategji të vërtetë për të ardhmen, dhe asnjë institucion nuk i mbledh artistët sot», u ankua plasticienja Matilda Odobashi : «Kjo është arsyeja pse shumë prej nesh refuzojnë të ekspozojnë në COD, prej frikës së të qenit të etiketuar si “artist zyrtar”».

COD, Philippe Parreno

« Asgjë të mos presim nga Shteti »

Kolegu i saj, Alban Lamaj, parapëlqente të shmangte këtë problem të ndërgjegjes: ai në vjeshtë ka ekspozuar atje punët e tij. «Sigurisht, vendi i ekspozimit është problematik, qytetarët shpesh vijnë të protestojnë në shesh, pranon ai. Por unë përpiqem që të përfitoj nga ftesa për të hyrë në problemet shoqërore në këtë vend. » Gurët e hedhur nga protestuesit jashtë, ai pra i ka vënë nën xham- në vitrinë, në brendësi. Por çfarë peshe kanë ato?

«Është pozitive të kemi një kryeministër me ndjeshmëri të tillë, por duhet të fillojmë nga fillimi, jo nga emrat e mëdhenj”, thotë Adrian Paci, njëri nga veteranët e kësaj skene, videot e të cilit ekspozohen prej Bienales në Bienale. Ai e bëri shtëpinë e tij në Shkodër Shtëpi të Artit, një rezidencë e artistëve në brigjet e butë të një liqeni, në veri të vendit. «Brezi im ka qenë sfida. Ne nuk kemi asgjë? Atëherë ta bëjmë! » thotë ky i biri i piktorit, i cili e gjeti rrugën e tij duke lexuar në mënyrë të fshehtë Shpirtërorja në Art, të Kandinskit, në fund të viteve tetëdhjetë. «Ne nuk duhet të presim asgjë nga Shteti! Në Shtëpinë tonë të Artit, studentët mund të takojnë formate të ndryshme, dhe të rritemi së bashku. Kjo është një gjenerator i energjisë». Dhe prej energjisë, skena shqiptare ka mjaft për të rishitur.

Le Monde, 28.12.2016

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s