PASQYRA E JETËS NËPËR PERLAT E BUKURA POETIKE TË POETËS ENKELEJDA PASHAJ MURATAJ / Nga : Bedri DULA

PASQYRA E JETËS NËPËR PERLAT E BUKURA POETIKE TË POETËS ENKELEJDA PASHAJ MURATAJ

 

Nga : Bedri DULA

Duke shetitur nëpër kopshtin e bukur të mbushur përplot lule të bukura, me ngjyra të larmishme që krijojnë një univers magjik të jetës, në mes të shumë luleve diku rrëzë bregdetit të Durrësit, takoi një imazh të fresket me shikime ëngjëllore të drejtuar përballë jetës, permes një shkimi tej horizontesh, mbushur përplot aromë lulesh e cicirima zogjësh në kopshtin e bukur të jetës etshëm thithte nektarin e bukur në frymëzimet e saja si një shtojzovalle që sjellë muzat e shpirtit për të dhuruar ngjyrat e bukura të artit poetik..!
Poezia “Përqafoje jetën” shkëputur nga një vëllim i saj poetik “Para Pasqyres” ishte ajo si një lule e cila preku vizualitetin dhe shijën time artistike e ngacmoi për një çast aureolen e ndjenjave të shpirtit tim…nga një kompozim i jashtzakonshëm që përbënte një refleksion të thellë në harmonin e vargjeve që me nota të akurduara mjeshtrisht e të stilizuar me vijezime të buta e mjaft të çarta të një fryme postmoderniteti e të një indivdualiteti më intim pasyronte një melodi kristalore në përqafimin e jetës…!
Poetja Enkelejda çdo fjalë që hedh është një simbol e në sëcilin varg krijon figura të bukura që ngrisin e lartësojnë vlerën artistike të poetës. siç e ndjejmë atë në vargjet e para të kësaj poezie e cila ndjeshëm shprehet :
Mos e lër mërzinë
Të ulet këmbëkryq në zemrën tënde
Shpirtin tënd mos e mbulo me pelerinë të zezë
Trurin mos e prangos me zinxhirë të rëndë.
Mos lejo që të të vrasë trishtimi
Mendimet të ti thajë
Dhe nëse rrëzohesh
Gjej forcë
Ringrihu prapë.
Përqafoje jetën
Poetja me nota optimiste shikon jetën, kërkon që këto ngjyra të bukura të shijohen sa më bukur, ngase jetën nuk duhet lënë të prangosur,edhe kur rrëzohesh përseri duhet ringritur për të vazhduar jetën me forcën e shpirtit, askush nuk mund ta vras shpirtin ,nese të zë e të mbyll rrugët e jetës përseri shpirti sfidon trishtimin dhe flak tutje pelerinen e zezë që mbulon trupi, këput zingjiret që mbajnë lidhur këmbët e duart, për të ecur e shikuar nga e ardhmja, për të ecur shtigjeve të reja më frymë dhe energji të vulkanizuar vetëm përpara..!

Enkelejda Pashaj Murataj

Fryma poetike në këtë poezi e Enkelejdës është e mbushur si një lumë që niset nga gurrët e thella nga zemëra e bjeshkës e vije rrjedhëshem nëpër brigje në të cilat kalojnë gjitha valet në një ritëm të pastër e fluid, por që në asnjë çast ato nuk i shmangën ngjyrave të bukura optimiste, deri sa arrinë të mblidhen e të derdhën në detin e gjërë të kornizave të shpirtit të saj refleksiv siç i gjëjmë tek vargjet plot energji e ndjesi :
Çaje mjegullnajën
Ti mos u dorëzo
Vlerëso jetën ,veten
Mëshirë mos prano
Mos u mbyt në lotët e tu
Kur ndjehesh bosh
Përhumbjen flake tutje
Kurrë mos u përpëlit
Fluturo

Flutruimi në figurën poetike të Enkelejdes është një porosi e çart se poetja e kupton që ndonjëherë në kopshtin e bukur të lulishtës së saj edhe mund të ketë mjergull, edhe vesa e vjeshtës mund që t’i brymos e të katandis si mos me keq lulet, mundet që edhe shiu e furtuna të trazoi qiellin e të tremb zogjët, mirëpo shpirti është ai që me forcën e brëndshme sfidon uraganët e jetës e nuk dorzohet por lufton si një kalorëiake e betejave për të çarë udhën e fatit drejt qëllimit, kështu ajo bëhët një emblematikë e mrekullueshme për të nagarendur pas ngjyrave të bukura ylberore që jetën ta shikoj vetëm me dy nuanca bardh e zi, por në një spekter të lloj-lojshëm ngjyrash …!
Përfundimisht kjo poezi nuk mund e tëra të na dhuroj gjithë xhevahiret dhe stolitë e bukura që ka në brëndësi kjo poete e mrekullueshme, mirëpo mjafton edhe kjo për të pasqyruar se sa e fuqishme është pena kur është në dorë të një poete të talentuar dhe e cila e përdorë atë mjeshtrisht për të na dhuruar gjithë përceptimin dhe meldoditë kristalore që nga kopshti i bukur ndertuar mbi tokë e deri të shikimet e larmishme në universin hapësinor deri në yjesitë e fshehta në lartësi të cilat ka për t’i ndriçuar në qiellin e bukur me diellin që akcepton poetja në frymë lirike..! më mbetët vetëm që t’i uroj rrugëtim të mrekullueshëm në përqafimin e bukur të jetës që përmes shikimeve të mprehta të saj të largoi apatinë e mbi kopshtin e saj të joshën vetëm perlat e bukura dhe fluturimet si zogjët në valësin e melodive kristalore të shpirtit poetik…!

PËRQAFOJE JETËN.

Mos e lër mërzinë
Të ulet këmbëkryq në zemrën tënde
Shpirtin tënd mos e mbulo me pelerinë të zezë
Trurin mos e prangos me zinxhirë të rëndë.
Mos lejo që të të vrasë trishtimi
Mendimet të ti thajë
Dhe nëse rrëzohesh
Gjej forcë
Ringrihu prapë.
Përqafoje jetën
Lodro me optimizmin
Puth gëzimin
Kapu fort pas saj
Mos prano që hije të zeza
Të vendosin fatin tënd
Të të gllabërojnë
Të të shkatërrojnë
Retë e zeza davariti
Për agime të bardha shpreso
Dhembjet e shpirtit sfidoji
Të nesërmes mos iu frikeso.
Çaje mjegullnajën
Ti mos u dorëzo
Vlerëso jetën ,veten
Mëshirë mos prano
Mos u mbyt në lotët e tu
Kur ndjehesh bosh
Përhumbjen flake tutje
Kurrë mos u përpëlit
Fluturo
Jetën veç bardhë e zi mos e shiko.
Iki harresës
Në kllapi mos jeto
Mos i rrëno ndjenjat
Gjakun mos e prish
Thithe aromën e jetës
Zemra le të të këndojë
Lëre dhembjen
Ta marrë era
Larg prej teje le ta shpjerë
Zemrën mos të ta çjerrë
Ndriçoji skutat e shpirtit
Shkule me rrënjë zymtësinë
Mbill farën e dashurisë për jetën
Hidh krahëve mantelin e gëzimit
Mos mendo fundin
Lart sa më lart vështro                                                                       Ndjeje gjallërinë e jetës

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s