Poezi nga Agron Shele

Poezi nga Agron Shele

 

Kjo natë

Kjo natë
është diçka më shumë se një vegim
ardhur nga të tjerë qiej,
të tjerë zota
frone të braktisur perëndish
rendur pas një hëne,
që shquan kupën qiellore
dhe thyen meridianët hapësirë
ikuinokse pranverash
çelur gërmadhave kohë
fillikate
në një botë të rreme
mbetur ankthit të saj
e hijesh të stërgjatura siluetë njerëzore.

Kjo natë vjen pas perëndimit të plakur
qepur me cepa yjesh
fshehur pas resh
dhe një imazhi trajtash në lëvizje,
që shkul flokët erë
dhimbjes së dritës pafajësi
humbur gjurmëve të diellit
tashmë larguar horizonteve të tjerë
në pritje
të rënies perde terr
e rilindur sërish.

Kjo natë
është eteri që rrethon tokën
me fasha të zbehta misticizmi
shtyn jetën në të thellin gjumë
e ringre shpirtrat në qiell
takuar në tjetër galaktikë
shprese e ngyrash të reja
përpjekjes
gjyrmëshiritash të prerë
ranishtes det
rrëmbyer erenish.

 

Dëshirash…

Deti qëndron aty,
gjithmonë me dallgët turfullim e stërkala të bardha
ngritur vrikthi rrëmbim
për të fshehur të thellat dashuri
dhe gjurmë kuajsh mbetur pas
tek ai vrap i çmendur
vallëzim ere kalorësish
shekujsh trazim.

Brigjet ngrenë kreshtat drejt qiellit
kurora perëndish harruar
lindjeve të reja të diellit
e perëndimit të lodhur të muzgjeve
nga shpirtrat e etur të jeteve
shenjtëruar
tek përflakja e qiejve të ndezur
dhe smeraldeve të ujërave blu.

Kufijtë stërgjatin krahë pulëbardhash
pa fjalë
veç në regëtimë
aty ku valët përqafohen me bregun
puthjesh pa mbarim
dëshirave të ndezura, sa toka
në përjetësi…

©sheleagron
all rights reserved

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s