Flatrave të bardha / Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Flatrave të bardha

Duart errësirë zgjaten shpirtit
në të thellën natë
veshur ankth
mbuluar trishtim
zhveshur jetës
reflektim i pritjes gjatë
ngritur
e varur kornizave dritëhije.

Refleksi i zbehtë ngadalë prek hijet e mia ..
mbështjellë me krahë dëshirash
flatrave të bardha
fluturimit të ndalur kryqëzime muzgjesh
ndjesish të hidhura
në kërkim të shpërthimit
të aromave të tjera
në shijen e lirisë.

Mbyllur në një qiell ëndrrash ,
ku nis shtegtimi largët
honesh të thyera
kulmeve të ndjenjës
fshehur vetvetes,
heshtur,
aty ku lindin ylberët.

Unë jam dritë,
në mijëra grimca pluhuri gri,
që zgjoj të nesërmen e fjetur
nga të ftohtat labirinthe
kthinash errësire.

Julja

 

Juljana Mehmeti

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s