Poezi nga Gentjan Hasanas

Poezi nga Gentjan Hasanas

 

***

E humbi era…
letrën, që i pati dërguar
dashnori i saj i vjetër;
(një anije me vela).

Tani është tërbuar…

Përplas dyert,
përmbysi kazanët e plehrave,
portokallet anës detit i theu,
kokërrizat e rërës i bëri re mushkonjash,
dhe e fshehu diellin…

Unë
jam një mashkull i dobët.
letrën tënde s’e humbas kurrë,
sepse s’kam fuqi… të përmbys botën!

…(volos..8..8..16.(

 

***

Viti im i brishtë
nuk vjen në 4 vjet.
Ndodhi një herë në jetën time,
kur planetet patën mëshirë
dhe u gjendem ne të dy.

Me lule-pritje ma shënove rrugën,
të mos humbisja kurrë
në kalendarin e iluzioneve.
Kerkoja ditet me fat.

Isha vetëm 12 ditë i gjallë,
pak vite njihemi bashkë.
Mosha ime është 36 ditë

Të tjerat…
janë një ëndërr
e mbjellë në vazo,
që çeli vitin e brishtë.

…(volos..10..7..16.(

 

Ilyrianka

Në xhepin e këmishës sime,
këmisha jote…

mbetur varur atje
në garderobën mes dy gurëve

Mbeta gjallë,
lakuriq, me pulla gjaku

Ti ike e vrarë në qiell
me këmishë të re!…

…(volos..16..4..16.(

 

***

Monedha
në dorën e udhëtarit,
është mollë.

Violina
e lypsarit
shkund degët.

…(volos..20..3..16.(

 

***

U dogj
biblioteka e Aleksandrisë.
Toka
pësoi… “Alzheimer”.
Klithmat e jetës
i dëgjon deti i vdekur.
Ajo,
çdo mbrëmje fle e qetë!

…(volos..31..3..16.(

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s