Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj
SHKURTIMA
***
Po rrija mbështetur në krahë pëllumbi
në tango ëndrrash derdhej butësi
një dorë e errët papritur më shkundi
më zgjoi fati im për dreq dhe ironi…
***
Kështu pra të fola me fjalë të thjeshta
Dëgjove me zemër sytë të ndritën,
se ëndrrat janë flutura krahë lehta
lule që me lotin e mallit rriten…
***
Gjithmonë vonë
Gjithmonë keq
Kështu na thonë
Kështu për dreq!!
***
E di nga larg më kujton ende,
se duhet gruaja që të largon
nëpër kujtime kërkon atje
një dashuri që s’ të mohon!!
***
Kur mbrëmja si pëlhurë e mëndafshtë
gri në blu
rrëzohet mbi pemë e mbi çatia
më mbështjell me dritën e syve të tu
e ëmbël, e lehtë, vesore… dashuria!!
***
Prej shekujsh nisur në të tjerë trupa
Kilometra krahësh zgjatur te unë
Në gjuhë pellazgësh në mijëra flutura
Shkruar në zemra, “të dua shumë”…
***
Po qe se
nuk tejkalohet normalja
arsyeja fatale e prekjes së trupave
pulverizuar dashurie dyshe;
do ulemi në nje cep
e do themi,
nuk bënim dot ndryshe!
***
Ndoshta mëngjesi nuk të mjafton
Ndoshta jam pak edhe unë
Mëngjesi vjen edhe të zgjon
Unë tërë natën, pa gjume!!!
***
Më zgjoni…,
sepse ëndrra sapo mbaroi
Mos u trishtoni
një tjetër sapo filloi…
***
I vura përballë
jetën time dhe ty…
Pastaj pyeta me dhimbje:
Janë e njejta gjë
të dy..?!