Poezi nga Vullnet Mato

Poezi nga Vullnet Mato

 

NЁ STACIONIN PRANVEROR

Nëpër parqe qesh pranvera,
gjethja e blirit kundërmon.
Erdhe ti, krahëlehtë si era,
të takoheshim në stacion.

Mire se vjen!- të tha një bli,
ti në heshtje e përshëndete,
Mirmëngjes, të thamë të dy,
na mbështolle me buzëqeshje.

Urbani erdhi e iku me vërtik,
pas tij të tjerë e shkoi një orë.
Të ngulur si dy blirë aromatik,
mbetëm në stacionin pranveror.

Autobusët ndërroheshin pareshtur,
Unë prisja të lulëzonte fjala e artë.
Shkonin e vinin njerëz të heshtur,
Ti në heshtje shpërtheve lule përqark!

 

KAM NЁ DORЁ ARDHMЁRINЁ…

Vota është emër i gjinisë femërore,
sovranitet nderi, nga e zonja e i zoti.
Ajo kërkohet e ndershme në elektore,
por ka ndodhur të jetë edhe prosti…

Kur pandershmëria shitet me para,
apo jepet me një thes miell gruri,
të shet mend në foltore çdo budalla,
bën ligje dhe kush ka të meta truri.

Me të tillë shitblerje pandershmërie,
zgjatet nëpër vite Sahara ekonomike,
zgjatet uria, mjerimi, arratisje rinie,
zgjatet degjenerimin e kastës politike.

Vota duket si copë letër e thjeshtë,
por pasojat e saj ndjehen nëpër stinë,
kur vjen dimri, në verë e në vjeshtë,
kur qahen njerëzit kudo për varfërinë.

Vota është zog i artë në dorën time,
të më këndojë bilbili brenda në shtëpi,
po e lëshova në qiell me premtime,
më lë glasën në pjatë e në tepsi…

 

VETINGU DOLI KOPIL…

Shqipëria shtatzënë lindi një fëmi,
ngjizur me ambasadorin amerikan.
Foshnjën e priti një kroate, mami,
nga materniteti i bashkimit evropian.

Gëzimi mbuloi kudo trojet e Arbërisë,
me djalë drejtësie, u bë vendi ynë,
një djalë që do bëhet trau i shtëpisë,
ta shpëtojë nga rrokullisja në greminë.

Por nga djali me emrin e huaj, Veting,
partitë njerka, papritur i pushtojë frika
dhe e braktisën këtë pjellë, si një jetim;
që mund t’i burgoste njerkat e liga;

Për zullumet e tyre, të bëra prej vitesh,
duke qeverisur, si nikoqire kusare,
me keqpërdorime e me shkelje ligjesh,
që krimbën trarët e kullës shqiptare…

Pasi e mbështollën me pelena ligjesh,
nga çarçafët me arna të kushtetutës prerë,
ato zunë të shtyhen me pështyma grindjesh,
për t’i lënë kopilin njëra-tjetrës në derë…

Oh, mjerë ky vend, me njerka në sherr,
s’ ka për të bërë prokopi asnjëherë!…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s