Poezi nga Fiqirete Kukli
Mosmirënjohësi
E pashë të lodhur, pa ngrënë, të etur
E mora për dore dhe bukë i dhashë
E shihja me admirim tek hante i heshtur
E ndajmë bashkë, bukën, i thashe
Pasi hëngri e piu ato që deshi
As faleminderit e as në sy s’ më pa
Më vonë me të mirat që i bëra, qeshi
E më shau e çfarë s’ më tha!
Pranverë e hidhur 2012
O ju zogj që këndoni
Mbyll veshët nuk mund t’ ju dëgjoj
Dhe ju lule që çelni ,
Mbyll sytë nuk mund t’ ju shikoj
Më dhemb shumë kjo pranverë
Dhe shpirti më qan
Se një varr kam lënë
detit matanë
Ti o zog që më vjen mua pranë dritares
Shko atje e ço mallin tim
Ço një lule e ço një lot
e qaj ti për mua, se jam në mërgim.
Ti hapa krahët dashuri
Të prita dashuri , të prita
Të preka ngadalë, pa zhurmë
Mos të të humbja nuk më iku frika
Trembesha për ty dhe natën në gjjumë
Krahët i hapa për ty dashuri
I mbylla pastaj , se mos më ikje
Dhe zemra vraponte si veri
E gjeta, thërriste , gjysmën time.