Emigrim / Poezi nga (Hamdi) Erjon Muça

Poezi nga ( Hamdi) Erjom Muça

 

Emigrim

Migrim; në ajër, mbi ujë e nën, mbi tokë.
Levizje e tokës rreth diellit, migrim kozmik,
konstant pa pengesa kufitare.
Migrim kometash; këshëri dhe rrezik bashkë…
Migrim njerëzor; kërrcënues i përhershëm
qytetërimesh, kulturash;
bindjesh mediokre…

Migrim i kërkuar, migrim si
e vetmja mundësi jetese; mbijetesë
shpirtrash në paqëndrueshmëri.
Dënim me emigrim; dyzet vjet
emigrim pa ndalesë në shkretëirat natyrore
e më pas emigrim në shkretëtirat
shpirtërore të qytetërimeve nerëzore…

Emigrim; frikë e përhershme shumë palëshe.
Frikë e migruesit për rropatjet
e fshehura nën dritën e diellit; frikë
nga emigrantët prurës antivlerash
mes skllavopronarësh…. Sëmundje
lëvizëse që duhen trajtuar me doreza;
dizinfektojini me gazlotsjellës…..

Migrim që nga dita e përmbytjes së madhe;
ndoshta më parë, trajtuar
nëpër kronika apokalipsesh të harruar.
Fëmijë të lindur në migrim; të vedekur
dhe varrosur përgjatë migrimit.
Të harruar mbi tokë; të lindur
në ujra internacionale;
banues të tokës në lëvizje…

Migrim: luftë botësh, lufët në paqe…
Zëra të mbytur nga heshtia që kumbon
në veshët e shurdhër; tmerr
nga ç’perceptojnë sytë e verbuar
nga errësira shpirtërore.
Shpirtra në emigrim mes ndjenjash idjote;
urrejtje….

Holokaust që përsëritet; në forma
dhe kohë të ndryshme por që s’ndal kurrë.
Të vrarë, të djegur të mbytur;
të padëshiruar askund. Pronarë
vetëm të ajrit që hyn për të dalë
shpejt nga mushkritë. Me shpresë
tek zoti i plotfuqishëm; të pafuqishëm
për të kuptuar boshësinë e fjalës
i plotfuqishëm…..

Migrim fetar, ekonimok, politik;
emërtime konsumiste të dramave njerëzore.
Humanë që vuajne lëvizjen, të tjerë
që vuajnë nga lëvizjet, pa lëvizur; fitime
kolosale për kostumet dhe kollaret
që flasin në emër të njerëzimit.
Veshje që kërkojnë mëshirë, të tjera
që kërkojnë siguri, veshje që yshtin vdekjen;
ka kohë që flasin vetëm veshjet…

Kufoma emigruese shtyrë nga dallgët,
të bymyera dhe ngrëna;
rinovim i ciklit të jetës.
Ka mijra vjet që përsëritet
migrimi i madh;
pa hapje ujrash por të ndjekur
në çdo hap nga vdekja.
Jam edhe unë një dëshmitar migrimi;
tokësor.
Ndoshta nipërit e mi do jenë dëshmitarë
të migrimeve ndërplanetare…

Migrim…

(Hamdi) Erjon Muça
24-08-2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s