DREJTËSIA E TË VOBEKTËVE / Nga: Eliverta Kanina ( Anelli)

DREJTËSIA E TË VOBEKTËVE

 

Nga: Eliverta Kanina ( Anelli) 

Duke përgatitur dokumentat e riliçensimit për Urdhrin e Mjekut, mu desh të shkoj tek Gjykata e Krimeve të Rënda të marr një dëshmi penaliteti.
Në pritje të rradhës së sportelit, shihja njerëzit në sallë, që prisnin të lajmëroheshin për gjygjet që zhvilloheshin atë ditë.
Të gjithë e kishin vlerësuar veshjen, për tu prezantuar siç duhet. Edhe më i vobekti, i ka një palë rroba “të mira” për një rast. Por ajo që i vobekti nuk e fsheh dot nën petka, është mjerimi i përditshëm, kequshqyerja, leqendisja apo regjja e lëkurës në shi a në diell, higjena e mangët shëndetësore etj. Dhe ky mjerim mbetet tatuazh në fytyrë, sidoqë të lahet, lyhet, rruhet apo gërryet për një ditë. Mbetet tek droja dhe hutimi në xheste, në mënyrën si mban trupin, si lëviz duart, si pyet dhe si u qaset të tjerëve.
Pra qëndrimi, por edhe fytyrat e ngjallura me ngjyrë normale dhe pa ngërçe, të pritësve në sallë, tregonin një status jete mbi mesataren. Të larë e të krehur, të veshur e parfumuar, të qetë sikur gjygjet të ishin një ritual i jetës së tyre, ata dëshmonin mirëqenie në paraqitje. Asnjë i vobektë!
Asnjë i vobektë?
Ndoshta nuk kanë mjaftueshëm halle, për tu endur në dyert e gjykatave?
Ndoshta nuk kanë mjaftueshëm pará, për tu shkuar deri në fund zgjidhjes së halleve?
Ndoshta nuk kanë njohuri mbi ligjet dhe drejtësinë?
Ndoshta nuk kanë ndjeshmëri ndaj padrejtësive, pas gjithë atyre që heqin nga një fat i padrejtë?
Po si mund të prisja unë që të vobektët, të kenë njohuri, kohë, pará apo besim për gjykatat?
Në të gjitha kohët, në të gjitha qeveritë, mot e jetë, të vobektët kanë vetëm një zgjidhje:
Hallet e tyre, të vobektët, ia kanë besuar vetëm ZOTIT!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s