Poezi nga Zamira Agalliu
Pa mua
Kur të jesh pa mua vetëm
Dhe mungesa ime
Dhomën të ketë mbushur
Skaj më skaj
Mos më thuaj ,
Mos më thuaj
Nuk qaj…
E njoh lotin tënd
Edhe pse nuk të rrëshqiti
Ai është lot i brendshëm
Lot shpirti !!
Unë jam e padukshme
Unë jam me Ty , aty
Vijë të marr mungesën time
Mungesën tënde ndaj në dy .
Unë fjalë shkruaj në copa letrash
Që ti nuk i lexove kurrë
Thua se janë prej gënjeshtrash
Thua se më dashuron si burrë.
Po unë u lënduakam kot
Për një fjalë !
Që ti nuk e thirre kurrë në emër
Unë , jam ndryshe
Jam femër…
Dashurohem pas fjalës
“Të Dua ”
me zemër.
a@z 18- 03 – 2017
Shpirt Mjelme
O ëndrra ime, u lëndove këtë mëngjes
Nga vegimi i jetës t’u verbua kjo natë
Shpirti im kërkon vetëm një pikë vesë
Mes dimrash të marrosur , të acartë.
Demoni kishte veshur ngjyrën e trëndafiltë
Me shumë dashuri e këputi dorë e gjorë.
U përkedhel si një engjëll i pashpirt
I këndonte dhimbjes njerëzore në kor.
O vdekatar, muza ime, nuk ka skaj
Me një shpirt mjelme, me zemër bore
Ajo di të qeshë, siç di edhe të qajë
Por, urren mendimet që i vënë sinore.
a@z 15-03-2016