Poezi nga Hysen Grajçevci
QYTETI I ALFABETIT QË NUK FRYMON SHQIP!
Thelluar mendimeve
në rrugët e këtj qyteti,
ec, me të kaluarën,
ëndrrën e tokës time!
Dhimbjen e mbartë
nën sqetull, trasesve,
gjurmëve të harrimit!
Këtu, kërkoj brumin,
fjalën, shkronjat e gatimit.
Gërmoi vitet thellësive,
kujtesën e gjej në largësi!
Vij me rrjedhën e burimeve në shekuj!
Hullive mbjellur farën.
Korrjet i bënim në përcëllime
motesh,
rritjet tufaneve!
Dëgjoj dhimbshëm rënkimin, psherëtimën e gurëve,
ngulfatur nën asfaltin e zi!
Në këtë QYTET emblemë dikur,
sot, asgjë shqiptare,
veç një shtëpi relikt
me fantazma rreth tij!




























Leave a Reply