DREJT DERËS SË LUMTURISË ( Çmimi promovues) / Poezi nga Fatma Jasimi

Posted on March 21, 2017

0


Poezi nga Fatma Jasimi
 
 
DREJT DERËS SË LUMTURISË
 
Zgjodha të iki detit me dallgë,
në kërkim të derës së lumturisë,
Kurdisa melodinë e zemrës sime,
…do këndoj…do qesh…do ulërij…
JAM SHPIRT I LIRË!
 
Zgjodha të iki detit me dallgë,
dhe njerëzve të mos u jap më mundësi,
Bota jonë nuk është gënjeshtare,
Ajo nuk ka faj se mban njerëz pa shpirt!
 
Sot qielli mban aromën time,
Ma ndjen shpirtin?
Peshon sa një det…
Është det me dallgë të vështira,
Lum kush diti të mbesë në jetë!
 
Zgjodha të iki detit me dallgë
dhe ato pak gjurmë që lash’ në rërë,
dallëndyshet do t’vijn’ t’i fshijnë…
Mos më kërkoni më!
Po iki drejt derës së lumturisë!
 
@Fatma_Jasim
 
 
Fatma Jasimi
Posted in: POEZI