Poezi nga Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti

 

Je brenda në një pikë loti

Ti
Vjen
Në vështrimin tim,
Duke u lëkundur
Brenda lotit
Të syve të mi.
Të shoh,
Ashtu vogëlushe
Si të kam njohur,
Me po atë fytyrë dhe
Të njëjtën buzëqeshje.
Pamje e magjishme,
E krijuar prej trurit
Brenda në këtë pikë loti
Dhe lëkundesh si engjëll
Në kaltërsinë qiellore.
Pastaj copëzohesh
E ndriçohesh,
Në pikza lotësh të tjerë,
Si rreze
Të arta diellore.

 

Thirrmë…

Thirrmë
Vetëm një herë
Me zërin tënd të ëmbël
Dhe unë do të vi,
Do jem në vështrimin e syve të tu.
Me tingujt e kitarës,
Do trokas
Në ëndrrat e tua.

Një lule do sjell për ty!

 

Kitara dhe ti

Me kitarën
U rrita qysh fëmijë
Dhe s’jemi ndarë asnjëherë.
Kujtoj,
Që kur u njohëm të dy,
Ishte pranverë,
Kitarën kisha në prehër,
Por flokët e tu
I përkëdhelja si telat e saj.
Sa pak
E zëvendësove ti
Kitarën time!
Ike, ike larg,
Por tingujt e saj
Të ndoqën nga pas.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s