Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

Më thua

Dhe ti më thua të përkëdhel,të puth,të thith të tërën,
Dhe ti më thua të ta shuaj zjarrin që të djeg.
Unë bëhem vjeshta e artë per gjethet e trupit tënd
Ku fryjnë erërat e thella që rrëzojnë çdo fletë.

Në detin më të thellë i futemi lundrimit magjisjellës,
Bëhemi korale e vetplotësojme mrekullinë,
Në sytë e tu pikturoj perëndime të një dielli tjetër
Që ende nuk ka lindur për qiellësinë.

Pastaj më i etur se dhe vetë etja,
Filloj t’i ripi me fund kupëzat e syve te tu.
Në qiej te pazbuluar rënkon tretja
Për të pikuar bardhësisht s’di se ku.

 

Kronikë e zezë, por pa krim

Dje,
Në Rrugën e Qumshtit,
Parakalim i gabuar i Hënës ndaj Diellit.
Semaforët e qiellit ishin dehur.
Kushedi se me ç’galakltikë bënin orgji,
Ndërsa unë ruhesha para pasqyrës,
Për sot…,
Për ty, poezi.

 

Zemrat në valle

Cipëza e hollë që të mbulon gjirin,
Më fsheh pak dëbore,si ma verbon syrin.

Pa bëj që ta prek me duart që dridhen,
Zë e gjej një shteg që gishtat të mblidhen.

Mblidhen e shtrëngojnë kulumbritë e zeza,
Bobo ç’më punojnë,më thumbojnë grerëza.

Embëltojnë buzët si mjalt sherebeli,
Natëzën e shurdhët çukit një sqep gjeli.

Dielli nis qerpikët t’i ngjyejë mbi male,
Mëno pak moj ditë, ler zemrat në valle.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s