Bota në tenxhere / Poezi nga Zhaneta Barxhaj

Poezi nga Zhaneta Barxhaj

 

Bota në tenxhere

Pak kripë,
nga eshtrat e shekujve
nxjerr brigjeve të dritës.
Pak kripë ashtnore
Të paraardhësve tanë,
që nuk na japin dot shenjë…

Pak vaj,
nxjerr dhjamit të tretur
brengave të diellit
shpëlarë në një ujvarë.
Pak vaj,
prej kandilit të djegur
të historisë njerëzore të vrarë.

Pak erëza,
prej tymit të barutit
të të vërtetave fshehur.
Pak erëza,
nga aroma e luftës,
që shuan breza…

M’i jepni këto çika gjërash
ti përziej në zjerjen mistike të botës.
M’i jepni ti pres, ti godas,
si shpërthim vullkani
gënjeshtrat që na rrëfejnë…
Ma jepni ta mbyll botën në tenxhere…

Zh. B

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s